Home » Opinione » Enver Hoxha , islamist i mëshehur ? (Pjesa e parë)

Enver Hoxha , islamist i mëshehur ? (Pjesa e parë)

Fahri Xharra 2014-2Pas rënies së komunizmit, u krijua një vakuum shpirtëror në shtetet ish-komuniste e një ndër to edhe Shqipëria, të cilat reaguan menjëherë për të mbushur boshllëkun me të ashtuquajturën ëndrrën e mirëqenies perëndimore por dhe me ri-gjallërimin fetar, i cili i dha një impuls komuniteteve fetare deri atëherë “të fjetura” dhe të errësuara nga e ashtuquajtura “fe e rreme” e ardhur nga lindja-komunizmi, i cili kishte bllokuar dhe pothuajse ndaluar fetë tradicionale duke ua zënë vendin atyre, për gati më shumë se gjysmë shekulli. Por nga ky  ”vlim” , kishte edhe parapërgatitje të mëherëshme të cilat në shikim të parë dukeshin “spontane” ( vetvetiu)

“Rinia e Durrësit kishte shkuar në Shënavlash dhe e kishte kapur prej mjekre dhe nxjerrë jashtë nga kisha priftin. I pati thënë se selinë e tij do ta bënin shtëpi rinie. Kjo u botua të nesërmen në gazetë. Pasi e kishte lexuar këtë shkrim Meron e kishte telefonuar Mehmet Shehu: “Mirë ka vepruar rinia e Durrësit! Po këtë xhaminë në qendër të Tiranës do ta lini këtu?” “Nuk e kemi menduar akoma, shoku kryeministër”. “Mendojeni, mendojeni, po ajo dhjetë vetë dhe nja dy kazma do”. “Do ta shikojmë, shoku Mehmet”. Pas kësaj Mero mori në telefon Ramiz Alinë dhe ky i tha shkurt: “Prit një herë ta bisedojmë me shokun Enver”. Shkoi tek Hoxha. Ky iu përgjigj prerë: “Në asnjë mënyrë!” Pastaj kish riporositur: Kujdes në Shkodër dhe në Dropull! (Ylli Polovina)….

Pas lufte Diktatura (e Proletariatit) ua zbehu feve ndikimin, atë për keq, por edhe atë për mirë. Duke qenë se kishte për doktrinë ateizmin, ajo e negativizoi gjithçka të saj, edhe frymën paqësore dhe bashkëjetuese. Deri sa më në fund, më 6 shkurt 1967 shpërtheu më të padëgjuarën ngjarje në të gjithë historinë e globit: mbylljen e kishave dhe të xhamive, si dhe shpalljen e Shqipërisë si vendi i parë kundërfetar.
Por ….. Kjo shpikje e Tiranës zyrtare që po i jepte “nam” botëror Enver Hoxhës,  a ishte e marrë dhe njëkohësisht tepër e ndërlikuar  apo  vinta nga dikush . “Kjo që po bëhet në vendin tonë, nuk është bërë në botë. Ne mund të jemi, p.sh., një shekull para botës” do ta deklaronte në një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh edhe vetë Hoxha .Ku e kishte qëllimin Enver Hoxha ?
Pak histori.” Kultura perëndimore i referohet kryesisht civilizimit evropian, civilizim i cili lindi që 9000 vjet përpara duke pasur Paganizmin si fe shpirtërore si kultura iliro-pellazgo-greke, dhe paganizmin e Evropës Veriore (Celtic, Germanic, Romanic, Iberians, Slavic).Kultura perëndimore mori formë gradualisht pas vendosjes së fesë monoteiste kristiane që me perandorinë romake, u nda pastaj në atë të Lindjes e të Perëndimit.” ( P. Prifti)

Shoqëria perëndimore mori formë nëpërmjet standardeve të artit, muzikës, kulturës, botëkuptimit dhe traditave të lejuara dhe të pranuara nga morali kristian i cili dominonte e dominon edhe sot e kësaj dite.

Dihet që shqiptarët myslimanë kanë qenë dhe janë “shitës të besimit fetar” për interesa dhe për grada, por dhe kristianët, sidomos ata që i u bashkuan komunizmit, kanë qenë dhe janë të njëjtë si vëllezërit e tyre. Por tek Enveri a mëshihej smpatia e tij për islamizëm apo ia kishte diktuar dikush?
Përplasja e civilizimeve në Shqipëri në fakt ka veçorinë e përplasjes së mentaliteteve dhe traditave të ndikuara nga feja. Pse këto përplasje ?
“ Ndarja e Shqipërisë pas 1913-ës ishte një favor shumë i madh për Serbinë ,por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokave tona e donte një “marifet” të menaxhimit në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut. “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. “Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe” (“Vesnik Srpske Crkve”).

Çka synonte dhe ende synon Serbia ?

– mbushjen e mendjes së besimtarëve sdhqiptar që janë ‘komb’ mysliman dhe jo etni përkatëse, me të gjitha pasojat regresive në shoqëri.

-marrjen e të rinjve nga tokat shqiptare duke Iarsimuar nga ana fetare, por dhe duke hedhur farën e urrejtjes së çdo gjëje perëndimore, me qëllim krijimin e luftëtarëve të ardhshëm.

-Futja në mendjen  shqiptare justifikimin e çdo dhune me thëniet se ‘Zoti I fal ata që vrasin qafirët’ etj

-Krijimin e problemeve nga shqiptarët në vendet ku migrojnë , që në emër të lirive e të drejtave të njeriut të kundërshtojnë ligjet laike të shteteve përkatëse- dhe propagimin e islamit duke i harruar vlerat shqiptare

Shihemi herën tjetër me pjesën e dytë të këtij shkrimi  .

Fahri Xharra, 26.07.15 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch