Home » Lajme, Vendore » Enver Hoxhaj: Kosova duhet të insistojë për më shumë të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Enver Hoxhaj: Kosova duhet të insistojë për më shumë të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në fokus të këtij takimi ishin të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Hoxhaj me këtë rast theksoi se mbështetja e Kosovës për Luginës nuk do të mungoj.

Ai shtoi se Kosova duhet të insistojë për reciprocitet të plotë për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, ashtu si i ka pakica serbe në Kosovë.

“Qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë pasur dhe do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe garantimin e të gjitha të drejtave të tyre. Kosova duhet të insistojë në reciprocitet të plotë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë.”

Numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës ndër të tjera tha se pa respektimin e të drejtave të pakicave nuk mund të ndërtohet rajoni.

“Pa respektim të plotë të të drejtave të pakicave nuk mund të ndërtohet e ardhmja e rajonit. Qeveria e re me PDK-në do t’i intensifikojë kontaktet e ndërsjella dhe është e gatshme të garantojë ndikimin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Luginën e Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch