Home » Lajme, Opinione » Epokat para gjyqit – Gjykata Speciale e Hagës po kryen rolin e gjykatës serbe

Epokat para gjyqit – Gjykata Speciale e Hagës po kryen rolin e gjykatës serbe

Nga Azgan Haklaj

Pak më shumë se 21 vite pas shkatërrimit të makinës luftarake të kasapit të Ballkanit Millosheviçit ka një përpjekje të ethshme e të sponsorizuar nga trashëgimtari i Hitlerit të Ballkanit Aleksandër Vuçiçi të segmenteve ultranacionaliste e shoviniste serbe të dirigjuara nga babë Moskovi, (siç e quanin serbët dikur carin rus e perandorinë e tij), për të delegjetimuar luftën e drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, luftën që përbën një epokë të ndritur e heroike në historinë e Kombit Shqiptar.Ajo radhitet përkrah epopesë ngadhënjimtare të Gjergj Kastriotit, betejave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e atyre të pavarësisë dhe çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.Historia po përsëritet.Ashtu siç u vunë para gjygjit të Sulltan Abdyl Hamidit shqiponjat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Sulejman Vokshi e Abdyl Frashëri para një shekulli e gjysëm sot ndodhen çlirimtarët e Kosovës përballë akuzave të fabrikuara nga sllavët dhe shqipfolësit sherbëtorë të tyre për të njollosur luftën e shenjtë të një populli dha kauzën e UÇK-së për realizimin e endrrës gjashtëqind vjeçare për çlirim kombëtar.Ata që vënë në pikëpyetje e për më tepër guxojnë të delegjetimojnë këtë luftë kundër një agresori barbar, i cili duke shkelur çdo konventë ndërkombetare ka kryer krime të tmerrshme kundër njerëzimit duke masakruar, vrarë mijëra civilë të paarmatosur ndër të cilët gra e fëmijë të vegjël, gra shtatzana e pleq të moshuar është njëlloj si të përpiqesh të rahabilitosh Rajhun e Tretë të Hitlerit dhe të dergosh para drejtësisë ndërkombëtare popujt që u shtypën nga makineria hitleriane.Dosja e Hagës kundër UÇK-së dhe akuzat kolektive të cilësuara ndërmarrje e përbashkët kriminale ka dy dekada që është “kopsituar” në zyrat e qeverisë dhe UDB- së serbe nën regjinë e ekspertëve të KGB- së ruse dhe agjenteve të saj të fshehtë që operojnë në Kosovë dhe Shqipëri e rajonet e tjera të Ballkanit, por u konkretizua këto ditë nga dhomat e specializuara të prokurorisë dhe Gjykatës Speciale të Hagës, pikërisht pak kohë pas nënshkrimit të marrveshjes midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Zyrën Ovale në prani të Presidentit të SHBA Donald Trump dhe në kohën e zgjedhjeve në Amerikë, e kur bota po përjeton një komplot kundër demokracisë, njerëzimit dhe vetë Zotit, e cila prej kohësh po përballet me antiKrishtin apo përbindshin covidi – 19- të që po kërcënon me apokalips me anë të një luftë të tmerrshme biologjike të projektuar nga mendjet satanike.Gjykata Speciale e Hagës ndonëse me afat të skaduar qysh në gusht të këtij viti po kryen rolin e gjykatës serbe bazuar në mbi 40000 faqe dokumeta informative dhe 20 orë inçizime të strukturave serbe kundër UÇK-së me anë të cilave janë ngritur akuza kundër 500 ushtarëve çlirimtarë me qëllim inkriminimin e kauzës dhe luftës së shenjtë të misionarëve të lirisë për të imponuar zhbërjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.Formulimi i aktakuzave dhe redaktimi i disa paragrafeve të tyre nga prokuroria është shumë i çuditshëm, por habia me e madhe është si i ka pranuar gjykata duke parë formulimin aspak adekuat linguistiko – juridik të tyre.Në merimangën e zëzë e të stërmadhe të endur me kujdes e fshehtesi nga boshti Beograd -Moskë e aleatët e tyre të vjetër e të rinj kanë rënë edhe politikanë shqipfolës në të dy anët e kufirit të vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve, por edhe autoritete të agjensive ligjzbatuese dhe drejtues mediash e opinionbërës të cilët paguhen me shuma të majme nga të huajt për të punuar kundër interesave ekzistencialiste e më të rëndesishme të Kombit Shqiptar.E Drejta Ndërkombëtare dhe ajo zakonore nuk ka njohur në histori një shembull tjetër si ai i Kosovës ku Gjykata Speciale e Hagës ul në bankën e të akuzuarve krejt zinxhirin komandues të UÇK- së që drejtuan luftën çlirimtare e mbrojtëse të një populli, i cili ishte viktimë e një projekti e platforme shfarosëse ndaj tij të kthyer në doktrinë shtetërore nga Akademia e Shkencave e qeveria shoviniste e Beogradit dhe e bekuar nga kisha ortodokse autoqefale serbe, e që në fakt kjo është vertet ndërmarrje e përbashkët kriminale e regjimit të Sllobodan Millosheviçit kundër popullit të Kosovës dhe kreu një kasaphanë çnjerëzore ndaj popullsisë civile që u mor në mbrojtje nga djemtë e vajzat e vet.Bonoparti i madh është shprehur në zenitin e lavdisë e të pushtetit të tij:”Falë Zotit tani jam në paqe me gjithë botën”.Perandori gjenial profetizoj që para dy shekujsh se Europa do të bashkohej një ditë pa topa e shpata.Përballja me drejtësinë është virtyt i burrave trima dhe i burreshtetasve vizionarë.Drejtësisë së vendit të tyre e asaj ndërkombëtare i fshihen vetëm ata që kanë mizën mbi kësulë siç thotë një fjalë e urtë popullore shqiptare. Burracakët dhe pjesëmarrësit në skenare e akte të errta kriminale të cilat nuk parashkruhen dhe janë të denueshme nga drejtësia e të gjitha kombeve të cilat kanë ratifikuar Kartën e OKB- së të vitit 1948-të për liritë e të drejtat njeriut duhet të përgjigjen një ditë para drejtësisë, e kjo është mëse normale por në mënyrë transparente kushdo qofshin ata e nga çfardolloj kombësie të jenë.Drejtuesit e UÇK- së janë përballur me Hagën me dinjitet dhe kanë triumfuar ndaj akuzave të stisura serbe të deklamuara me devotshmëri nga Karla Del Ponte dhe eurodeputeti Dik Marty sufler delfinë të UDB- së jugosllave e KGB- së ruse.Triumfi spektakolar dy herë në Hagë dhe në Kolmar të Francës i strategut të luftës e burrështetasit me kurajo titanike për mbrojtjen e lirisë së Kosovës, integritetit territorial të saj dhe kauzës së UÇK-së i z Ramush Haradinaj ishte një humbje e rendë për Vuçiçin e padronët e tij.Vuçiç e shovinistët e tjerë të qeverisë e politikës serbe të cilët nacionalizmin ekstrem dhe shovinizmin serbomadh e kanë të vetmen gomone shpetimi të karrierës së tyre politike e kanë bërë të veten sentencën:”Kemi humbur një betejë por jo luftën”.Ata siç duket kanë harruar faktin se janë humbës të vetë luftës, të mundur e të larguar nga Kosova me bisht ndër shalë.Kapitullimin që firmosën gjeneralët e Millosheviçit ashtu si dikur marshallët e Kajzerit gjerman e të Hitlerit në mbarim të dy luftërave botërore në vitet 1918 dhe 1945 nuk mund ta bëjë nul Gebelsi i Millosheviçit Vuçiçi që po kercënon përsëri me luftë Kosovën me mbështetjen e aleancës pansllaviste, të cilët po përpiqen të realizojnë skenarët e vjetër duke mobilizuar ushtrinë për zaptimin e Mitrovicës së Veriut, rindezjen e luftës për ripushtimin e Kosovës, apo coptimin e saj.Çfarë synon në të vertetë vala e dytë e akuzave ndaj drejtuesve të UÇK-së pas atyre të Haradinajt?!Për cilën periudhë janë shtrirë këto akuza?!Në qoftë se këto akuza janë për periudhën pas marrveshjes së Kumanovës atëherë pse duhet ti gjykojë Gjykata Speciale e Hagës sepse nuk janë krime lufte por pas luftë ?!Nëse këto akuza janë para përfundimit të luftës, atëherë është e qartë se UÇK-ja është nën akuzë, por edhe i gjithë Kombi Shqiptar është nën akuzë, madje edhe Natoja, Amerika, BE- ja si çertifikuese të UÇK- së dhe mbështetëse të luftës së saj për çlirimin e Kosovës dhe në bankën e të akuzuarve të Hagës duhet të ishin edhe Hollbruku, Klarku, Bill Kinton, Ollbrajt, Bushi, Bajden, Bleri etj!Sigurisht që në vijimësi kam qenë e jam për zbardhjen e çdo krimi, por gjithçka duhet të jetë transparente dhe çdo akuzë duhet të jetë adekuate ?!Të gjitha krimet e ndodhura pas luftës të çdo lloj motivi qofshin duhet të zbardhen e autorët të mbajnë përgjegjësi penale e të denohen, por në këtë rast përgjegjësia është individuale e nuk jemi para një ndërmarrje të përbashkët kriminale siç pretendon Gjykata Speciale e Hagës, por e theksoj edhe njëherë ndërmarrje e përbashkët kriminale ishte regjimi i Millosheviçit dhe nën akuzë duhet të ishte Vuçiçi dhe mbestetesit e tij për genocidin e ushtruar jo vetëm ndaj popullit të Kosovës por ndaj gjithë popujve të Ballkanit. Në këtë situatë kakofonike të krijuar e shoh se shumë aktiv është Ayatollahi i politikës dhe po përpiqet ti imonohet opinionit publik kombëtar e ndërkombëtar me përcaktimet e tij “aksiomatrike” për gjithçka siç ka bërë gjithmonë për tu vetëpagëzuar nëpërmjet mediave të kontrolluar prej tij si patriarku i demokracisë dhe i kombit dhe se vetëm ai ka të drejtën hyjnore të shpallë patriotët, tradhëtarët, të ndryshojë qeveritë në të gjithë hapsirën shqiptare, të përcaktojë fatet politike të politikanëve, madje të vendosë edhe kush ka të drejtë për të jetuar e kush jo. Qysh në daljen publike të UÇK- së Sali Berisha atëherë në opozitë dhe i etur për tu kthyer me çdo çmim në pushtet e cilësoj atë organizatë terroriste.Ai shkoj akoma me tej në marrëzinë e tij duke e paralajmëruar delegacionin e Kosovës që të mos e nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë se ajo ishte marrëveshje tradhëtie.Me firmosjen e kësaj marrveshje historike e shpetimtare për Kosovën e lirinë e saj Berisha “ndërroj” lëkurën e u bë “patriot” i zjarrtë, aq sa guxoj të hynte ilegalisht në qytetin e besëlidhjes së dytë shqiptare në Prizren e të shpallte veten si “komandant” të UÇK-së për ti dhënë sinjalin Beogradit e Athinës se ai ishte jo vetëm i domosdishem për tu rikthyer në pushtet por dhe i vetmi politikan shqiptar me ndikim absolut në atë anë të kufirit të vendosur padrejtësisht nga fuqitë e mëdha duke kënaqur interesat e armiqëve tanë shekullorë.Dihet si përfundoj aventura donkishoteske e “patriotit” që ia kishte hequr embargon e naftës regjimit gjakatar të Millosheviçit që kreu në Kosovë krimet me të tmerrshme që historia ka njohur.UNMIKU dhe administratori i OKB- së për Kosovën Bernard Kushner ia vuni kufirin tek thana dhe e ktheu mbrapsht me shpejt se agjentët dhe sigurimsat e tij e patën kthyer Mbretin Leka kur donte të vinte në Shqipëri.Për të ditur kush ka qenë në të vertetë pro UÇK-së e kauzës se saj për liri duhet të pyesim familjet e mijëra djemëve dhe vajzave që thyen kufirin e vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve e luftuan heroikisht për lirinë e Kosovës e u flijuan në altarin e shenjtë të Atdheut të tyre.Të pyesim Malësinë e Gjakovës, të Hasit, Kukësit e mbarë Shqipërisë nga Saranda e Himara e deri në Vermosh që hapën dyert për vëllezërit nga Kosova!A ishte e drejtë lufta dhe kauza e UÇK- së dhe e komandantëve të saj?! Askush nuk mund të thotë jo, sepse UÇK-ja kishte të drejtën morale, historike, hyjnore, mbështetjen e shqiptarëve në të gjithë hapsirën etnike për të realizuar misionin e madh për çlirimin kombëtar.Përpara se të shfaqej në mënyrë legale në publik e të njihej në arenën ndërkombëtare nga SHBA dhe Nato e vendet e BE- së ajo ka patur natyrisht bazat e veprimtarisë së saj edhe në territorin e Shqipërisë ku kishte derguar veprimtarët e vet.Po si i kanë mbeshtetur autoritetet shqiptare veprimtarët illegal të UÇK- së?!A u vra ndonjë veprimtar i saj në Shqipëri nga kriminalët e veshur me pushtet?!A duhet të zbardhen këto vrasje?!Kush është sot i terrorizuar nga hapja e dosjes së Remzi Hoxhës, i torturuar e vrarë mizorisht nga shteti, policia dhe sherbimi i fshehtë i Berishës?!Natyrshëm lindin pyetjet?!Kush ka urdhërar rrembimin dhe marrjen peng të tij e mbajtjen në bodrumet e komisariatit nr 1?!Pse nuk është pyetur asnjëherë shefi i gadishmërise të këtij komisariatri Lutfi Noka, i cili e nxori nga bodrumet ku u mbajt rreth dy javë, por fatekeqsisht kriminalët e veshur me pushtet ja morën përsëri nga dora?!Kush e kercënoj z Noka të mbyllte gojën në të kundërt do të zhdukej familjarisht?!Është e qartë, e kercënoj Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Agim Shehu, e deshmon vetë sot ai, ndonëse është i terrorizuar.Edhe sot ndihet i kercënuar prandaj i bej thirrje publike kryeministrit shqiptar z Edi Rama që të urdhërojë organet kopetente ta marrin në mbrojtje këtë deshmitarë kyç që nuk është pyetur asnjëherë por din gjithçka për këtë ngjarje.Kush ka urdhërar prangosjen e mbylljen në qeli për llogari të Beogradit të komandanti legjendar të UÇK-së Adem Jashari?!Sigurisht Sali Berisha.Përfaqësuesit e qeverisë së z Berisha votuan në Këshillit e Europës pro raportit dyshues të Dik Martyt për UÇK-në, i cili ngriti akuza ndaj komandantëve të saj për trafikim organesh në Shtëpinë e Verdhë.Ky votim ishte shkelje e hapur e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.Berisha në vend që të kërkonte falje publike për këtë akt të shëmtuar u përpoq të bënte moralistin e madh se e bëri për të pastruar UÇK- në nga akuzat.Pyetja lind, a u inicuan akuzat për ushtarët e UÇK-së nga Dik Martyt?!Po.A duhet të mbajë përgjegjësi të paktën morale Berisha?!Sigurisht që po.Institucionet shqiptare të kohës duhet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e ministrit të luftës Ahmet Krasniqi dhe të gjithë ata që janë akuzuar publikisht duhet të vihen zyrtarisht nën akuzë dhe të mbajnë përgjegjësi penale, ose në të kundërt të hedhin poshtë akuzat.Shumë vrasje të tmerrshme të dosjesTropoja kanë lidhje me luftën për çlirimin e Kosovës prandaj institucionet ndërkombëtare të drejtësisë, konkretisht Gjykata Speciale e Hagës duhet ti shkojnë deri në fund zbardhjes të së vertetës sepse siç hetuan për Shtëpinë e Verdhë të investigojnë dhe dosjen Tropoja meqenëse vendimi i Këshillit të Europës është në fuqi.Kam gjithë të drejtën e Zotit, të shqiptarit e patriotit të bëj këto pyetje sepse të parët e mi së paku prej gjashtë brezash kanë derdhë gjakun e dhënë jetën e tyre për lirinë e Kosovës, kësaj treve të bekuar e të pandashme të Atdheut.Përpara drejtësisë ndërkombëtare duhet të jetë ministri i propogandës fashiste të Millosheviçit Vuçiçi por edhe Ayatollah Berisha e të gjithë ata që kanë mbeshtetur politikën e viçëve për shkak të interesave të tyre utilitare e duke i rënë me forcë çangës së patriotizmit.UÇK- ja dhe prijësit e lirisë janë nderi e lavdia e Kombit.Ata kanë bërë epokë pikërisht në ndërrimin e stafetave të mijëvjeçarëve, një epokë vigane të cilën nuk do të mund të prangosë asnjë gjykatë e botës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch