Home » Lajme, Vendore » EPOPEJA E UÇPMB-së

EPOPEJA E UÇPMB-së

Sot e 14 vjet më parë, në Dobrosin të Komunës së Bujanocit, doli publikisht në skenë Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e njohur si UÇPMB.

Në tubimin promovues të UÇPMB-së, kishin dalë qytetarë të shumtë nga Komuna e Bujanocit dhe më gjerë, duke mos përjashtuar as udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës.

Ishte një gëzim dhe frikë, në të njëjtën kohë, kur para qytetarëve të Luginës, u shfaq ushtria më e re shqiptare, me uniformë dhe Emblemë të UÇPMB-së, e cila kishte për mision të shenjtë çlirimin e tokave shqiptare nga sundimi i satrapit të Ballkanit, diktatorit Millosheviq.

Në këtë prezantim ushtarak, mbahet mend fjalimi i shefit politik të UÇPMB-së, Jonuz Musliu, i cili në pika të shkurta arsyetoi daljen në skenë të kësaj ushtrie shqiptare dhe luftën heroike të tyre për liri dhe bashkim kombëtarë.

Gjithashtu, në tubimin e Dobrosinit, vlen të theksohet fjalimi i Nexhmedin Saqipit, ish-kryetarë  i KBI-së në Bujanoc, i cili dënoi vrasjen e vëllezërve Saqipi dhe kërkoi nga populli maturi dhe vigjilencë, duke apeluar për paqe dhe stabilitet në këtë rajonë të mbushur me incidente dhe  duke e porositë popullaten që të mos e bragtisin vendëlindjen, shtëpitë e tyre dhe vorrezat e stërgjishërve, pa marrë parasyshë pasojat gjer në liri të plotë.

.

Lufta e drejtë e çlirimtare e UÇPMB-së, e cila sot po përkujtohet me krenari, solli Marrëveshjen e Konçulit si dhe përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë, ishte UÇPMB-ja e  cila i vuri  në lëvizje të gjitha proceset politike jo vetëm për  luginën  por edhe për mbarë rajonin, po mjerisht sot lugina është braktisur dhe harruar si nga shqiptarët po edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare./Jehona Press/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch