Home » Ndërkombëtare, Sport » Erdhi koha e Shaqirit, bëhet protagonist në fitoren e thellë të Liverpulit

Erdhi koha e Shaqirit, bëhet protagonist në fitoren e thellë të Liverpulit

Bëhet protagonist i dy golave. Në përballjen e gjashtë të Premiere League, Liverpuli ndodhet në vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Manchester City në vendin e dytë me dy pikë më pak, shkruan albinfo.ch.

Në përballjen e gjashtë të Liverpulit ka ardhur edhe mundësia e parë që shqiptari Xherdan Shaqiri të aktivizohet si titullar, duke u kthyer edhe në protagonist të fitores së thellë të ekipit të tij kundër Southampton. Jurgen Klopp vendosi të aktivizonte nga fillimi Xherdan Shaqirin, i cili shënoi në minutat e para duke krosuar me të djathtën dhe pas një karamboli në zonë, topi përfundoi në rrjetë.

Dy golat e tjerë të nënkampionëve të Europës në fuqi u shënuan nga Joel Matip dhe Mohammed Salah. Egjiptiani përfitoi nga topi që u përplas në traversë pas një goditjeje të shkëlqyer nga Shaqiri, për të shënuar me portën bosh.

Liverpuli nuk ka akoma asnjë humbje dhe asnjë barazim në Premiere League.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch