Home » Lajme, Ndërkombëtare » Erdogan: Marrëveshja Kosovë-Serbi thelbësore për stabilitet e paqe

Erdogan: Marrëveshja Kosovë-Serbi thelbësore për stabilitet e paqe

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bëjë ç` është e mundur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kreu i shtetit turk mbërriti në Beograd për një vizitë zyrtare, ku u prit me nderime ushtarake, ndërsa në krah i qëndronte homologu serb, Aleksandar Vuçiq.

Mediat serbe pretendojnë se Erdogani ka nënvizuar që arritja e një marrëveshjeje Prishtinë-Beograd, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët, do të merrte dhe mbështetjen e Ankarasë.

Ai e cilëson një ujdi të tillë thelbësore për arritjen e stabilitetit dhe paqes afatgjatë në Ballkan, madje kjo sipas tij, është arsyeja përse  Turqia e mbështet rifillimin e dialogut mes dy vendeve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch