Home » Lajme » Ernst: Këmbimi i territoreve, opsion i mundshëm!

Ernst: Këmbimi i territoreve, opsion i mundshëm!

Andreas Ernst, gazetar i së përditshmes “Neue Zürcher Zeitung”, njohës i  zhvillimeve në Ballkan, thotë se zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë  mund të shpie drejtë këmbimeve të territoreve.

“Veriu do të shkojë në Serbi… Perspektiva e vendbanimeve shqiptare në  Serbinë Jugore do të lidhej me Kosovën”, ka thënë ai për swissinfo,  ndërsa transmeton Presheva Jonë.

“Kjo zgjidhje, së cilës shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës rregullisht iu  kanë referuar në mënyrë private, është sfiduar edhe nga bashkësia ndërkombëtare.  Disa këtu kanë frikë dhe panik për ndërrime të kufijve në baza nacionale.
Personalisht, mua më duket se kjo frikë është paksa e ekzagjeruar. Një konsensus  dhe kompromis duhet të gjendet gjithsesi mes Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim  që Serbia dhe Kosova një ditë të njohin njëra-tjetrën”.

Gjenevë, 7 gusht / AIK -Presheva Jonë

Video playlist teaching kids to code watch the player below to see the whole playlist, or view it http://www.essayprofs.com/ on youtube

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch