Home » Lajme, PDSH » Është bërë hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet lokale të 6 majit nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare & video

Është bërë hapja zyrtare e fushatës për zgjedhjet lokale të 6 majit nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare & video

 Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” është vërshuar sot nga simpatizant të shumtë për të parë së afërmi promovimin e 38 kandidatëve për këshilltarë në asamblenë e ardhshme Komunës së Preshevës, si dhe shpalosjen e programit zgjedhor nga ana e këtij subjekti politikë.
Fillimishtë para të pranishmëve u dha një historiat i shkurtër i PDSH-së që nga formimi i saj në vitin 1990 e deri në ditët e sotme, si dhe procesi i reformave brenda partiake gjatë këtyre 22 viteve.

Kandidatët për këshilltarë gjatë prezantimit të tyre janë mirpritur me duartrokitje. Ishte emri i kryetarit të PDSH-së Ragmi Mustafa, ai që bëri që të gjithë të ngriten në këmbë me brohoritje. E gjatë fjalimit të tij Mustafa bëri publike edhe planet për mandatin e ardhshëm me përfshirje të të gjitha sferave të jetës si ekonomia, shëndetsia, arsimi, bujqësia, blegtoria, kultura e sporti. Gjithashtu kryetari i PDSH-së paraqiti edhe të arriturat në mandatin 4 vjeçar që ishte në krye të Komunës së Preshevës. Me moton “Të bashkuar drejtë fitores” dhe Rretho numrin 1, është bërë mbyllja e tubimit promovues të kandidatëve për këshilltarë të Partisë Demokratike Shqiptare.

Programi parazgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare

Të arriturat dhe synimet

-I- Fusha politike

Partia Demokratike Shqiptare gjatë mandatit katër vjeçar  me dinjitet dhe me përpikmëri ka qendruar  në vijën programore të saj, si parti e djathtë  e  qendrës. Në asnjë mënyrë dhe me asnjë  veprim tonin  nuk hoqëm dorë  dhe nuk lëshuam pe në synimet tona për realizimin e vullnetit të popullit,  të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992. Partia Demokratike Shqiptare i rrezistoi trysnive për kyçjen e sajë në institucione të nxitura dhe formuara nga qeveria serbe për nevojat e saja me përfaqësues shqiptar sikur do të zgjidhen problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kjo i shërbeu vetëm serbisë për të arrit më lehtë gjer në statusine saj kandidate për bashkimin evropian e njëherit për të përçarë spektrin politikë shqiptar në Luginë të Preshevës.

Kemi  bojkotuar  dhe do t’i bojkotojmë zgjedhjet për Parlament të Serbisë, sepse duam që  t’i tregojmë të gjithë faktorëve relevant të bërjes së politikës  Evropiane dhe Botërore, se në Serbinë e cila po pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Europian nuk ka ndryshuar asgjë në raport me shqiptarët që nga koha e diktaturave , sepse  edhe sot në Luginë të Preshevës ka forca të policisë, xhandarmërisë dhe të ushtrisë serbe të stacionuara si në kohën e luftës se Kosovës. Nuk do  të marrim pjesë në zgjedhjet  parlamentare të Republikës së Serbisë, e cila u bën thirrje  qytetarëve  serbë të Republikës së Kosovës per mosmarrje pjesë në zgjedhjet Parlamentare në Kosovë duke ndërhy në mënyrë flagrante në punët e brendshme të shtetit të Kosovës.

Kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha strukturat  politike dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në të gjitha lëmitë e jetës e sidomos në aspektin  politik dhe të arsimit. Kemi pasur bashkëpunim  të suksesshëm me  përfaqësuesit e  shteteve  europiane dhe  Shteteve të Bashkuara të Amerikës  të akredituara nëpër ambasada, si dhe me organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare të cilat kanë ndihmuar në aspektin e zhvillimit ekonomik të Luginës,duke përkrahur projekte të ndryshme në infrastrukturë, ekonomi, bujqësi, perimkulturë, dhe blegtori.

-II- Fusha e arsimit

Në zgjedhjet e vitit 2008, kemi premtuar investime në infrastrukturën shkollore, angazhimin  tonë në krijimin e kushteve në gjetjen e mundësive për shfrytëzimin e teksteve shkollore për arsimin e mesëm dhe ate fillorë , duke sjellur kompletin e Abetarës të botuar në Republikën e Kosovës,  në krijimin e lehtësirave për regjistrimin e maturantëve nëpër fakultete dhe kemi krijuar lehtësime për studime postdiplomike  si në Shqipëri,  Kosovë poashtu edhe në Universitetin e Tetovës.

Për kater  viteve në pushtet ndihmuam shkollat  në ngritjen e infrastrukturës shkollore për shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Preshevës.

Janë ndërtuar  pesë salla të edukatës fizike, dy çerdhe fëmijësh, mbindërtimi në SHMT „Presheva“ në Preshevë, ndërrimi i dritareve në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, furnizimi me kompjutor dhe inventar  për mësim kabinetik për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

Për çdo vit akademik kemi pasur  një bashkëpunim vellazëror me Universitetin e Tiranës dhe të Prishtinës,  tek të cillët kemi hasur në mirëkuptim të plotë i cili ka rezultuar me  regjistrimin e  të rinjve tanë të cilët kanë kryer shkollën e mesme, që pa kuota të regjistrohen nëpër fakultetet  në të cilat kanë dashur, sidomos në regjistrimin e më se 50 studentëve për çdo vit  në shkencat e mjekësisë.

Synojme unifikimin e planprogrameve mësimore me ato të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

-III- Fusha e infrastrukturës

Kemi  premtuar investime në infrastrukturë e cila do t’i shërbejë mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik, lehtësimit të qarkullimit të tyre nëpër çdo cep të territorit të Komunës së Preshevës. Kemi  asfaltuar  shumë rrugë dhe trotuare, rikonstruuam  qendrën e qytetit në Preshevë, e cila ka marrrë pamje krejtesisht te re  dhe të cilën sot  po e shfrytëzojnë qytetaret më shumë se kurrë  si vend pushimi dhe që ka karakterin e zhvillimit ekonomik. Ndërtuam rrjeta dhe transformatorë elektroenergjetik për furnizim më të mirë të ekonomive familjare me energji elektrike. Janë realizuar projektet e ndriçimit publik në të gjitha vendbanimet e që funskionojnë  në kohë të limituar reale për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike. Jemi në përfundim e sipër të  përmbylljes së rrrjetit të kanalizimeve  fekale dhe rregullimit të shtretërve të lumenjeve  gjithandej në komunën tonë. Është në përfundim e sipër ndërtimi i shtegut  dhe shëtitores për këmbësore prej stacionit të autobusëve në drejtim të shkollës fillore dhe dy shkollave të mesme, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve e në veçanti nxënësve. Është në realizim e sipër ndërtimi i tërë infrastrukturës për shfrytëzimin e zonës industriale.

-IV- Fusha e ekonomisë

Kemi  përcjelle me mjete finansiare (kofinansuar) nga buxheti i komunës, organizatat e huaja, si HELP, PROGRES, USAID dhe UNDP për ndarjen e granteve gjate viteve 2008-2012 për ndërmarrje të vogla dhe të mesme apo individ që kanë për qëllim hapjen e vendeve te reja të punës dhe zbutjen e papunesisë. Jemi në realizim e sipër të  projekteve të finansuara nga buxheti komunal në sferat: Bujqësi, Blegtori, Pemtari si dhe projekteve në sferen e ekologjisë.

Kemi caktuar  dhe jemi në realizim e sipër të krijimit të zonës  ekonomike dhe industriale në teritorin e komunës së Preshevës, me qëllim të krijimit të  qarkullimit të lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit.

-V-  Fusha e shëndetësisë

Është përmisruar dhe zgjeruar objekti ekzistues në  shtëpinë e shëndetit gjë që ka mundësuar shtimin e shërbime specialistike, është mundësuar orari i punës në dy nderrime, për herë të parë ka filluar lëshimi i çertifikatave shëndetsore për vozitës,  si dhe është mundësuar ngritja profesionale e kuadrove të shtëpisë së shëndetit. Kemi hartuar dokumentacionin teknik për objektin e praksës së përgjithshme në sipërfaqe prej 400 m, madje projekt dokumentacionin teknik për nevoja të maternitetit.

-VI- Fusha e rinisë

Partia Demokratike Shqiptare me rastin e udhëheqjes me adminitratën komunale, në kuadër të saj prej vitit 2009 ka themeluar Zyrën për të rinj,në të cilën  kane qenë dhe janë të kyçur anëtarët e  forumit të PDSH-së. Kjo zyre është një urë lidhëse në mes të rinjeve dhe pushtetit lokal, ku kam ofruar mbështetjen e parezervë.

Gjatë veprimtarisë së zyrës për të rinj janë  realizuar një numër i konsiderueshëm i aktiviteteve, ku si grupe  të synuar kemi pasur të rinjt e Komunës së Preshevës, e në veçanti anëtarët e FR të PDSH-së, vlejnë të theksohen:

–          Hartimi dhe miratimi në Kuvendin Komunal të Planit Akcional për të rinj 2010-2014,

–          Vizitat studimore në  qytete të ndryshme në vend dhe rajon,

–          Pjsemarrja në projektin e Këshillit Britanik Qytetarët Aktiv,

–          Marshi i të rinjëve në vitin 2010 dhe 2011,

–          Themelimi i Klubit për të rinj, finansuar nga programi i Kombeve të bashkuara PBILD,

–          Ngritja e kapaciteteve të të rinjeve(Kurse të gj. Angleze dhe informatikës),

–          Hartimi i planit akcional i të rinjevë në ndërmarrësi, USAID-i Amerikan etj

Programi i PDSH-së për katër vitet e ardhshme

-I- Fusha e politikës

        Partia Demokratike Shqiptare edhe më tutje do t’i qëndrojë besnike qëndrimeve të saja programore dhe vepruese, duke dëshmuar orjentimin e sajë politikë. Për zgjidhjen politike të problemit Luginë e Preshevës e që është ndërkombëtarisht i vlerësuar si problem do të mbështetemi në parimin e reciprocitetit dhe proporcionalitetit me zgjidhjet që do të ofrohen në rajon. Fokusim i veçantë do të jetë zgjidhja e statusit të serbëve në veriun e Republikës së Kosovës. Asnjëherë nuk do t’i shmangemi qëndrimeve tona duke këmbëngulur në realizimin e të drejtave të shqipëtarëve në Luginë të Preshevës po në atë shkallë sa edhe të serbëve në veriun e Kosovës. Edhe më tutje do të mbajmë dhe forcojmë lidhjet tona me korin diplomatikë ndërkombëtar të akredituar në vendet e rajonit me qëllim të kërkimit të mbështetjes së tyre në zgjidhjen më fatlume të shqipëtarëve në Luginë të Preshevës.  Do t’a ngrisim në eksponent më të lartë bashkëpunimin me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare me qëllim të sigurimit të mbështetjes së tyre politike po në interes të shqipëtarëve të Luginës së Preshevës.

Do të vazhdojmë fuqishëm bashkëpunimin në rrafshin politikë edhe me të gjitha organizmat kombëtar në rajon si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Nuk do t’a ndalim bashkëpunimin me Lidhjen Shqipëtare në Botë, Listën për Shqipëri Natyrale dhe me asnjë asociacion tjetër të karakterit kombëtar bazuar në veprimin politikë eksluzivisht paqësor.

-II- Fusha e arsimit

Edhe më tutje do të vazhdohet me investime të qëndrueshme në infrastrukturën e shkollave fillore, çerdheve të fëmijëve dhe shkollave të mesme. Do të sigurojmë mësim kabinetikë bashkëkohorë për të gjithë nxënësit e të gjitha niveleve dhe profileve arsimore. Tanimë janë krijuar kushtet që të pasurohen kabinetët e lëndëve profesionale, madje të shkencave ekzakte si dhe atyre shoqërore e sociale. Përkushtim të veçantë do të ketë hapja e miniuniversitetit publikë të mirëfillt në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës e sidomos në Komunën e Preshevës. Gjer në realizimin e këtij synimi do të sigurojmë edhe më tutje regjistrimin e studentëve në universitetet shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni edhe ate pa sistem kuotash. Gjer në maksimum do të angazhohemi për të siguruar tekste të mirëfillta dhe planprograme shkollore nga Republika e Kosovës për nevoja të të gjitha niveleve të shkollimit.

-III- Fusha e Infrastrukturës

        Në periudhën katërvjeçare të radhës do të vendosim shtresë të asfaltit në të gjitha rrugët lokale në territorin e tërë të Komunës së Preshevës. Do të rregullohen shtretërit e lumenjëve së paku përgjat vendbanimeve, do të ndërtojmë urëkalime mbi shtrtër lumenjësh kudo që ka nevojë. Do të vazhdohet me realizimin e projekteve përpërmirësim në  furnizimin  me energji elektrike me qëllim të sigurimit energjetikë si bazë e zhvillimit të ekonomive tona familjare madje ekonomisë së vogël dhe asj të mesme. Do të përmbyllen të gjitha rrjetat e kanalizimeve fekale. Në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtar projekte që tanimë vetëm kanë filluar në fazën e parë me studime fizibiliteti do të ndërtojmë stacionet për pastrimin e ujrave të zeza. Gjithashtu edhe projektet e menaxhimit me plehra në të gjitha vendbanimet e Komunës së Preshevës. Me këtë do të sigurojmë një ambient të pastër dhe ekologjikë për të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës e më gjërë. Sigurisht se me ndihmën e donatorëve ndërkombëtar që janë prezent në Luginë të Preshevës e më gjërë do të nisim projektin e shumëpritur furnizime me ujë të pijshëm. Bashkë me donatorët do të ndërtojmë edhe zonat industriale si parqe shumë joshëse për investitorët tanë me punë të përkohshme në evropë e më gjërë por edhe për të huajt.

-IV- Fusha e ekonomisë

        Kemi nisur subvencionimin e ekonomisë familjare bujqësore me agroteknikë dhe gjedhe pikërisht nga fondet ebuxhetit të Komunës. Për vitet e radhës këto fonde me një siguri të madhe do t’i shumëfishojmë. Bashkë me donatorët e jashtëm ndihmuam rritjen e kapaciteteve të ekonomisë së vogël e të mesme si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të artizanateve, që do të thotë se do të vazhdojmë me intensitet dhe fonde të shtuara edhe më tutje për t’i ndihmuar. Me ndërtimin e zonës industriale padyshim se do të krijojmë kushte për investitorë si vendor edhe të huaj me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës e që do të ulë dukshëm papunësinë shumë të shprehur në Komunën tonë. Me zhvillimin e hovshëm të infrastrukturës së transportit viteve të kaluara kemi krijuar kushte shumë të mira të zhvillimit të ekonomisë si familjare asaj të vogël dhe të mesme kudo dhe në cilindo cep të territorit të Komunës sonë. Do të shfrytëzojmë prezencën e donatorëve ndërkombëtar si të USAID-it Amerikan, Help-it dhe Delegacionit Evropian madje edhe të Kombeve të bashkuara për të zhvillur ekonominë, bujqësinë, blegtorinë, pemtarinë, perimkulturën dhe industrinë e Preshevës.

-V- Fusha e shëdetësisë

        Këtë vit do të fillohet me ndërtimin e objektit në sipërfaqe prej 400 m² për nevoja të praksës së përgjithshme në kompleksin e objekteve të shtëpisë së shëndetit „ Presheva“ në Preshevë. Paralelisht me këtë objekt do të fillohet edhe me rekonstruimin e objektit ekzistues në shtëpinë e shëndetit për nevoja të maternitetit. Këto dy objekte do të sigurojnë një mbrojtje më të mirë shëndetësore të të gjitha shtresave të shoqërisë sonë e me theks të veçantë nënave të reja. Do të vazhdohet edhe më tutje me furnizimin e shërbimeve të shtëpisë së shëndetit me paisje mjekësore për të lehtësuar diagnostifikimin e sëmundjeve të pacientëve. Në tërësi shtëpia e shëndetit dhe stacionet shëndetësore do të paisen me kompjutor personal dhe paisje përcjellës për të siguruar rrjet të qëndrueshëm dhe shumë të fuqishëm komunikues jo vetëm ndërmjet stacineve shëndetësore dhe shtëpisë së shëndetit por edh me të gjitha qendrat mjekësore e farmaceutike në vend dhe botë.

-VI- Fusha e Rinisë

        Do të mbështesim fuqishëm aktivitetet e rinisë, sepse rinia është e ardhmja jonë. Secilin organizimrinor do t’a ndihmojmë, finansojmë, mbështesim dhe avansojmë gjer në maksimum. Me zyrën dhe klubin për të rinjë bashkë me ndërkombëtart do të organizohen ngjarje të ndryshme rinore me qëllim të avansimit të vërtetë të të rinjëve dhe krijimit të kushteve për një integrim sa më të lehtë të rinisë në strukturat euroatlantike. Për këtë vit në saje të 100 vjet shtet shqipëtar, 50 vjet shkollim të mesëm në gjuhën shqipe në Preshevë, 20 vjet referendum, 22 vjet me PDSH, me rininë do të organizohen aktivitete të ndryshme në nivel të Luginës së Preshevës me qëllim të përzgjedhjes së:

100 sportistëve më të dalluar,

50 nxënësve më të suksesëshëm dhe

20 historianëve më të mirë

          Kështu të bashkuar do të ecim drejt fitores

          Rroftë shteti shqiptar,

          Rroftë shkollimi shqip në Luginë të Preshevës

Rroftë verdikti i shprehur i popullit shqiptar vitin 1992 në Luginë të Preshevës

          Rroftë populli shqiptar

          Rroftë Partia Demokratike Shqiptare

          Votoni numrin 1

          Votoni Partinë Demokratike Shqiptare

 

 

12 prill 2012                                                      Kryetari i PDSH-së

Në Preshvë                                                        Ragmi   MUSTAFA

One Response

  1. Zepe thotë:

    Ata qe kane ndermend te ndtoin vendin me shume sesa eshte i ndotur nga plehrat e veta, duke sjelle edhe pleh-rat e te tjereve do te thote se nuk e shohin te ardhmen e tyre personale ne kete vend, dhe ndoshta kur t’u permbyset karrigia mund te jetojne ne ndonje vend ne Europe ose ne USA te paster dhe larg prehrave, ndersa ne qe do te mbetemi ketu, do te vuajme pasojat brez pas brezi. Nuk llogaritim vetem semundjet kanceroze, por me te dhimshmet do te jene deformimet gjenetike, gjithe shendeti i brezave te ardhshem eshte ne rrezik, dhe per cudi kjo nga nje kryeminister me profesion Mjek. Ky mjek eshte tipiku i mjekut te sotem kasap, te spitaleve tona, qe nuk i behet vone per shendetin e pacientit, por per parate qe do te fuse ne xhepin e vet.Nese ju do te jeni te afte si opozite te ndaloni kete poshtersi te madhe qe po behet me fatin e vendit tone, por edhe poshtersi te tjera, do te keni bekimin e shume njerezve, te atyre qe mendojne me paanesi dhe llogjike te ftohte dhe qe e duan vendin duke respektuar se pari natyren dhe pastaj njeri -tjetrin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch