Home » Kulturë » Është bërë tërheqja e shortit të Kuizit shkollor Lugina Garon 2013

Është bërë tërheqja e shortit të Kuizit shkollor Lugina Garon 2013

Gjithcka është vendosur në takimin  mes përfaqësuesëve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit dhe Preshevës dhe organizatorit të kuizit Lugina Garon 2013,që organizon Radio Televizioni Presheva.

 

Në takimin  mes përfaqësuesëve të  shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit dhe Preshevës dhe organizatorit të kuizit Lugina Garon 2013,është bërë tërheqja e shortit ku

janë marrë edhe disa qëndrime  të reja  që kanë të bëjnë me ndryshimin e rregullave në krahasim me atë të vitit të kaluar.Sipas organizatorit Zejnulla Dauti kuizi Lugina Garon 2013 është prodhim i Radi Televizionit Presheva,dhe pas suksesit të shikueshmërisë që kishte vitin e kaluar,edhe këtë vit do të vijë me risi të tjera.

Përgjigja për pjesëmarrës në këtë kuiz është pozitive  nga të gjitha shkollat,pritet që në mesin e muajit shkurt të fillojë edicioni i dytë i Kuizit lugina Garon 2013./H.H/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch