Home » Lajme » Është mbajtur sot mbledhja e Këshillit Komunal të Preshevës, me 4 pika të rendit të ditës

Është mbajtur sot mbledhja e Këshillit Komunal të Preshevës, me 4 pika të rendit të ditës

Ndër më të rëndësishmet gjatë kësaj mbledhje ishte pika e parë e cila kishte të bënte me shqyrtimin dhe miratimin e Rebalansit të Buxhetit Komunal të komunës së Preshevës për vitin 2011. Ndërsa, pas debatit mjaftë konstruktiv në mes të anëtarëve të Këshillit Komunal, me vota unanime, është miratuar rebalansi i buxhetit për vitin 2011, i komunës së Preshevës. Ndërsa është miratuar edhe Statuti i Qendrës për punë sociale në Preshevë, me çka tashmë është harmonizuar me ligjet më të reja. Pika e 3 e rendit të ditës kishte të bënte me kërkesat drejtuara këshillit komunal, ku ato që kanë qenë të arsyeshme edhe janë pranuar. Ndërsa në fund anëtarët e Këshillit Komunal, janë informuar për çdo detaje rreth realizimit të buxhetit për vitin 2011.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch