Home » Lajme » Eshtë nënshkruar marrëveshja e parë e bashkëpunimit në mes të kryetarëve të komunave të Preshevës, Bujanocit, Vranjës, dhe Vlladiçin Hanit

Eshtë nënshkruar marrëveshja e parë e bashkëpunimit në mes të kryetarëve të komunave të Preshevës, Bujanocit, Vranjës, dhe Vlladiçin Hanit

Në Vranjë, sot është nënshkruar marrëveshja e parë e bashkëpunimit në mes të kryetarëve të komunave të Preshevës, Bujanocit, Vranjës, dhe Vlladiçin Hanit, si dhe me përfaqësueist e bizneseve të këtyre komunave dhe organizatave joqeveritare. Me këtë marrëveshje të bashkëpunimit, edhe zyrtarishtë kanë filluar projektet e reja të Agjencionit të SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtarë USAID, të cilët do të implementohen në 5 vitet e ardhshme. E pranishme në këtë ceremony të organizuar nga ambasada e SHBA-ve në Beograd, ishte edhe ambasadorja Meri Vorlik. Ajo, në deklaratën dhën për TV Presheva, tha se komunat në Serbi, në të ardhmen nuk duhet ta shikojnë njëra tjetrën si kundërshtare, por duhet që në bashkëpunim dhe duke shkëmbyer përvojat njëra me tjetrën, të tërheqin investimet që vijnë nga jashtë. Në ekonominë e sotme, që të jeni të sukseshëm në këtë rrehtë mjaftë konkurentë është bashkëpunimi. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, nga ana tjetër tha se projektet e USAID-it do ti ndihmojnë në njëfarë mënyre qytetarëve dhe gjendjes së rënde ekonomike, kurse komnuna e Preshevës do të marrë pjesë me projekte atrkative e që do të jenë në shërbim të qytetarëve. Marrveshja e bashkëpunimit ndërmjet Preshevës, Bujanocit, Vranjës dhe Vlladiçin Hanit, për projektet e USAID-it në zhvillimin e komunave, do të investohet gjithësejë 22 milion dollar, në pesë vitet e ardhshme.

RTV Presheva

As always, please preview anything you want to you can check there share with students – there are some mentions in this playlist of topics not appropriate for the littlest ones

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch