Home » Sport » Eto dhuron 122 mijë euro për një spital

Eto dhuron 122 mijë euro për një spital

Samuel Eto tregon se është një person me zemër të madhe. Futbollisti kamerunas i Anzhit, vendosi të japë kontributin nga ana financiare me 122 mijë Euro për ndërtimin e një spitali në vendin e tij. Ky spital do të ndërtohet në Ngambè, 100 km larg Dualá, kryeqytetit të vendit. 

‘Jemi ne ata që duhet të ndihmojmë më shumë në zhvillimin e vendit tonë – tha Eto – është dicka pozitive që ky qytet të ketë një spital tijin duke qenë se është shumë larg kryeqytetit”.

Sipas kryetarit të bashkisë së Ngambè, Antuan Logmó, ndërtimi i spitalit do të nisë në muajin janar. Ndërkohë Eto duket se ka ndërmend të japë ndihmesën e tij edhe në një projekt tjetër. Sulmuesi 30 vjecari premtoi se do të kontribuojë me 732 mijë Euro në 6 muajt e ardhshëm për përmirësimin e infrastrukturës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch