Home » Sport » Etrit Berisha mes Lazios dhe Atalantës

Etrit Berisha mes Lazios dhe Atalantës

Portieri shqiptar, Etrit Berisha ende nuk dihet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Ai është ndërmjet Lazios dhe Atalantës, dy skuadra që kanë siguruar garat evropiane.

Etrit Berisha ka shkëlqyer këtë sezon për Atalantën, duke e ndihmuar që të arrijë sukses historik, duke u kualifikuar në Ligën e Evropës, raporton albinfo.ch.

 

Megjithatë, portieri nga Prishtina është i huazuar nga Lazio, që kërkon 7.5 milionë euro për gardianin kuqezi.

 

Atalanta nuk dëshirojë të paguajë këtë shumë kaq të madhe, derisa Lazio nuk lëshon pe. Të dy skuadrat kanë siguruar garat evropiane për sezonin e ardhshëm dhe varësisht se në cilën skuadër do të luajë, do të paraqitet në garat evropiane.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch