Home » Histori, Lajme » Etruskët flisnin shqip

Etruskët flisnin shqip

Historical Atlas by William R. Shepherd 1911 edition –  Northern Italy

Po ,po , etruskët flisnin shqip . Nëse ne themi se etruskët flisnin shqip do të përjetonim përvojën e Nermine  Vora – Fallaskit në Prishtinë (Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermine  e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellazgëve-ilirëve-etruskëve. Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e incizonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987). Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin, dhe Exhhlane Dobruna- Salihu).
Por ,nuk do të ndalëm së shkruari dhe vërtetuari që etruskët flisnin shqip.

Etruscan frieze; in the National Archaeological Museum, Siena, Italy. ( Të gjithë me plisa fxh )
“Unë nuk e dija që ishte polemika aq e madhe për rolin e madh të gjuhës shqipe për ndriçimin e gjuhës etruske dhe që kishte aq shumë spjegime të qarta për këtë – shkruan Zacharie Mayani në në librin e tij “ Les etrusques commancent a paraler “ ,Paris 1961.” Por si duket vullneti nuk ishte që të zbardhet e vërteta që vetëm nëpërmjet të shqipes i epet dritë etruskishtes së “humbur” që nga fillimi i Perandorisë së Romes. Sa ka “ kundërshtar ndër ne ( ne vetëm nga principi i caktuar antivetvete )  ka , po aq edhe ndër të huajt . Interesant ,nuk e duan të vërtetën dhe “ studimet për shpjegimin e etruskishtes u harruan “ -thotë Mayani.

Duhet t`i falënderojmë Zacharie  Mayanit i cili thotë : “ unë nuk e dija që zëri i së vërtetës më thërret dhe se unë do të vazhdoja punën e atyre të cilët për një arsye ose tjetër kishin ndaluar “

Statue of a young woman, terra-cotta, Etruscan, late 4th–early 3rd century BCE; Photograph by AlkaliSoaps. The Metropolitan Museum of Art, New York City, Rogers Fund, 1916 (16.141)
Më 1887 , Moratti theksonte se etruskët , mesapët dhe shqiptarët janë nga e njëjta origjinë. Më 1889 E . Scheider  shkruante që etruskishtja mund të lexohet vetëm me anën e shqipes së vjetër. Me 1906 , Thorpi , studiues danez i kishte disa të dhëna që e konfirmoni  etruskishten – shqipe.
Paralelisht Mayani ishte ngarkuar që të spjegon lidhshmërinë jo vetëm të gjuhës etruske me atë shqipen ,por edhe lidhshmërinë e ilirishtes dhe shqipes në një anë por edhe  njëllojshmërinë e gjuhës ilirishte me disa gjuhë të ashtuquajtura italike. ( Gjuhet “ italike “ , herën tjetër fxh ).

Ribezzo , në “ A che punto siamo con la interpretazione dell`o etrusco “ (1953 ) shkruante drejt sepse e njihte mirë harmoninë onomastike në mes të gjuhëve venete-japige-ilire dhe shqipes.
Trombeti thoshte me bindje që: “raca ilire shtrihej për së gjati e së gjëri gadishullit Apenin. që nga tokat Venete e gjer në Pulia dhe Kalabri.
Studjuesi Lattes  e pranonte që sa i përket se gjatë studimeve të tij nuk kishte hasur asnjë kundërshti në mes origjinës së ilirëve dhe “popujve italik” ( Studi Etruschi 1942 ).
Më në fund edhe Devoto  e vlerësonte që banorët e Piceniumit ( “Kush ishte Piceniumi ? “ , së shpejti fxh ) ,  Etruskët ,Liburnët  ( me të madhe ) ishin të familjes së madhe Ilire.
Joshua Whtmough në “The Foundation of Roman Italy “ e spjegon shumë bukur lidhjen etruske,  të popujve “ italik “ dhe ilirishtes .

Etruskët flisnin shqip , e flisnin shqipen e kohës . Ju kujtohet më lartë e shkrova që Edouard Shneider thoshte që gjuha etruske lexohet vetëm me shqipen e vjetër ; shikoni në këta rreshta të librit të Zacharie Mayanit “ Çelësi i fjalës e asaj enigme ishte e kryera e foljes ilirishte ,pra etruske dhe shqipe :shoh -pava. Pra në shqip prapashtesa -va është e kryera e shumë foljeve  , blej -bleva, shoh -pava, laj -lava, qaj -qava.


Miq të lashtësisë së kombit tonë , e vërteta është në duart tona . Të vërtetës duhet që t`ia japim edhe krahët që ajo të fluturojë rreth e  për rreth globit .

Fahri Xharra,16.09.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore