Home » Lajme » Evitohet ‘për pak’ përplasja në Kuvendin e Kosovës

Evitohet ‘për pak’ përplasja në Kuvendin e Kosovës

Deputetët Liburn Aliu, Salih Zyba e Xhelal Svecla gati janë përplasur fizikisht me deputetët e PDK-së, Memli Krasniqi e Hajdar Beqën.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur një debat të ashpër dhe ‘për pak’ janë kacafytur me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Deputetët Liburn Aliu, Salih Zyba e Xhelal Svecla gati janë përplasur fizikisht me deputetët e PDK-së, Memli Krasniqi e Hajdar Beqën.

Incidenti filloi në momentin kur fjalën e ka marrë ministrja Dhurata Hoxha e deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të dorëhequrit filluan t’i bien tavolinës, për rastin Dehari.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti kërkoi që të shkohet në pauzë, pastaj deputeti Memli Krasniqi dhe Librun Aliu u fjalosën e u shtyjnë, ku u inkuadruan edhe deputetë të tjerë, mirëpo në fund ndërhynë edhe deputetët tjerë për të qetësuar situatën.

Video: Kosovapress

 

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch