Home » Lajme, Rajonale » Exit Poll-et me parashikime të ndryshme për rezultate

Exit Poll-et me parashikime të ndryshme për rezultate

Përderisa Exit Poll i “IPR Marketing” dhe “Ora News” e kanë nxjerr fitues në Exit Poll Koalicionin e majtë, një Exit Poll tjetër i bërë nga Civitas Albania, prapa të cilit thuhet se është një kompani amerikane, e ka nxjerr fitues koalicionin demokrat.

“Koalicioni i Partisë Demokratike i prirë nga Sali Berisha prinë me 48 për qind kundrejt koalicionit të Partisë Socialiste që prihet nga Edi Rama me 46 për qind”, kanë thënë përfaqësues të Civitas Albanian për ABC News.

Ndërkaq, Komisionet Zgjedhore kanë filluar numërimin e votave por ende nuk dihet se kur KQZ do të dal me rezultatet preliminare të votimeve pasi që dihet se numërimi i votave në Shqipëri shkon edhe me muaj të tërë, bazuar në zgjedhjet parlamentare që janë bërë vite me parë.

Koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste është fitues i zgjedhjeve të sotme, të paktën në “exit-poll”-in e parë të publikuar nga “IPR Marketing” dhe “Ora News”.

Sipas këtij “exit-polli”, e majta ka fituar në total 52-56% të votës kombëtare, e ndarë në 37-41% midis Partisë Socialiste dhe 7-11% me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në koalicionin e djathtë, Partia Demokratike ka grumbulluar 33-37% të votave, PDIU 1,5-3,5% dhe Partia Republikane 1-3%.
Dy forcat politike të pavarura ne këto zgjedhje, Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi kanë fituar, midis 1-5% dhe 1-3%, përkatësisht.

Në Shqipëri mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Ka përfunduar orari zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që u zhvilluan sot. 3.271.885 qytetarë u ftuan sot të votojnë si zgjedhësit e 140 deputetëve të legjislaturës së re parlamentare.

Që të gjithë, ushtruan të drejtën e votimit në 5 508 qendra votimi të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.

Dita e votimit nuk shkoi edhe aq mirë, kur dihet se në mëngjes ndodhi një ngjarje tragjike ku mbeti i vrarë në qytetin e Laçit shtetasi 51 vjeçar, Gjon Gjoni, ndërsa 2 persona të tjerë mbetën të plagosur mes të cilëve kandidati për deputet i PD-së, Mëhill Fufi.

Ndërkaq menjëherë edhe të djathtit edhe të majtët kanë filluar të deklarohen fitues dhe të shpallin vetën fitues.

Në Shqipëri kanë votuar 43.71 për qind e qytetarëve

Komisionit Qendror Zgjedhor në Shqipëri ka publikuar të dhënat e fundit ku tregojnë se deri në orën 16:00 kanë votuar 43.71 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote.

Kjo është shifra zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila i referohet të dhënave të dërguara nga të gjitha qendat e votimit atje.
(RTK)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch