Home » Lajme » EXIT POLL NXJERR REZULTATIN PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRI: PS ME 71 MANDATE, PD 63 DHE LSI 6 MANDATE

EXIT POLL NXJERR REZULTATIN PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRI: PS ME 71 MANDATE, PD 63 DHE LSI 6 MANDATE

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

Në nivel kombëtar rezulton se PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët.

Të dytën, Exit Poll të realizuar nga Albanian Post e ka radhitur PD-në me 43.5 për qind me 63 mandate. Ndërkaq, e treta radhitet LSI-ja me 6.9 për qind dhe 6 mandate.

Sipas raportimit të fundit i KQZ-së, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë ka shkuar mbi nivelin e  47 %.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ pjesëmarrja më e madhe vijon në Qarkun e Dibrës me 51.53%, më pas Qarku i Tiranës  me 51.44% , ndjekur nga Qarku i Kukësit me 48.01 %.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch