Home » Lajme » Fadil Vokrrinn Partizani klubi që ka përparuar shumë

Fadil Vokrrinn Partizani klubi që ka përparuar shumë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, vlerëson se ish-klubi i tij, Partizani i Beogradit, ka tejkaluar çdo klub tjetër në rajon dhe se është shndërruar në një klub evropian.

Në një intervistë dhënë agjencisë serbe “FoNet”, Vokrri ka pohuar se kualifikimi në fazën grupore nuk është punë e vogël dhe se Partizani këtë e ka arritur në dy raste në vitet e fundit, gjë që nuk e ka bërë asnjë klub i ish-Jugosllavisë apo edhe më gjerë.

“Partizani gjithnjë ka qenë klub i madh. Për mua, Partizani ka tejkaluar këto hapësira, ai është një klub evropian”, ka thënë Vokrri.

Ai vlerëson se nga rënia e Jugosllavisë, futbolli në rajon është dobësuar se tepërmi.

“Dikur ka pasur ekipe të forta dhe kampionati ishte shumë i fortë, andaj edhe kualiteti ka ardhur në shprehje në çdo mjedis”, ka thënë ai.

Vokrri ka vlerësuar se vitet në Partizan dhe ato në Prishtinë janë më të mirat në karrierën e tij. Vokrri pasi kaloi gjashtë vite më Prishtinën, më 1986 kaloi në Partizan ku qëndroi deri më 1989.

Sipas uebfaqes zyrtare të Partizanit, Vokrri ka luajtur gjithsej 107 ndeshje dhe ka shënuar 47 gola. Nga këto shifra, 55 ndeshje dhe 18 gola janë regjistruar në kampionatin e ish-Jugosllavisë, të tjerat në ndeshje të Kupës së Jugosllavisë, ndërkombëtare, miqësore e të tjera.

Në intervistën dhënë agjencisë “FoNet”, Vokrri po ashtu ka folur edhe për gjendjen në futbollin e Kosovës. Ai ka vlerësuar se Kosovës po i bëhet e padrejtë që nuk po lejohet të bëhet pjesë e UEFA-s e FIFA-s.

“Vlerësoj se edhe për rajonin do të ishte mirë që Kosova të anëtarësohet në UEFA e FIFA, pasi në një të ardhme, do të ndihmonim njëri-tjetrin në organizmin e ngjarjeve të mëdha në këto hapësira”, ka nënvizuar Vokrri. (KD/INA)

Connect your classroom with the http://www.buyessayonline.ninja/ community

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch