Home » Lajme, Vendore » Faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës unik rreth mbrojtjes së Lapidarit të Dëshmorëve të UCPMB-së

Faktori politik shqiptar i Luginës së Preshevës unik rreth mbrojtjes së Lapidarit të Dëshmorëve të UCPMB-së

Preshevë -”Nuk lejojmë largimin e Lapidarit para godinës së Komunës së Preshevës”u tha sot në takimin e Kryesisë së Këshilltarëve Shqiptarë të tre Kuvendeve Komunale të Luginës.

Ne mbledhje morën pjese: Riza Halimi, Ragmi Mustafa, Jonuz Musliu, Nagip Arifi, Shaip Kamberi, Naser Aziri, Nadër Sadiku, Avni Nuhiu, Mitat Saqipi  dhe kryetari i Organizatës së Veteraneve te Luftës së UCPMB-së, përfaqësuesi nga Shoqata Humanitare për Luginë të Preshevës dhe kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut Belgzim Kamberi.
Në mbledhje e cila zgjati mbi tri orë veç situatës aktuale politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës ku me theks të veçantë përLapidarin e dëshmorëve të kombit të UCPMB-së u mor vendimi që të ftohen seanca të jashtëzakonshme te Kuvendeve Komunale të Preshevës dhe të Bujanocit në ditën e Premte (11 Janar 2013) ndërsa më 12 Janar 2013 do të mbahet seanca e Këshilltarëve Shqiotarë të Preshevës Bujanocit dhe të Medvegjës me fillim në ora 12.00.
Gjithashtu sot u mor vendimi që kjo kryesi ti dërgoj një njoftim gjithë faktorit politik kombëtar dhe ndërkombëtarë për qëndrimet e faktorit politik të Luginës dhe për hapat e mëtutjeshëm që do të mirren ditëve në vazhdim.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch