Home » Lajme » Falë vizitës së prindërve pranohen studentët nga Lugina në UP

Falë vizitës së prindërve pranohen studentët nga Lugina në UP

SHEMBULL PRAKTIK SE SI SHTETI AMË NDIHMON BASHKËKOMBASIT E VETË TË CILËT JETOJNË NË NJË SHTET TJETËR E KU MBAJNË STATUSIN E PAKICËS !

 

Edhe viteve të kaluara kur fillonte viti kalendarik për shkollarët, studentët e Luginës së Preshevës ju nënshtroheshin trishtimit, por ky vitë dhashtë Zoti që kurrë mos të përsëritet. Mundim i madhë ishte për ato familje dhe familjarë shqiptarë, që kishin dëshirë t’i regjistronin fëmijët e vetë në univerzitetin e Prishtinës dhe Tiranës. Për fatin e tyre eksperimentonin herë Këshilli nacional, herë Kryetari i Komunës Bujanocit  Shaip Kamberi me departamentin e tij për arsim i cili ekziston vetëm në letër, e herë ato organet Komunale të Preshevës. Të gjithë këta të lartë-përmendur loznin me nervat e prindërve dhe fëmijve të tyre që synonin regjistrimin nëpër këto fakultete.

Agonia e prindërve dhe fëmijëve të tyre vazhdonte deri në pafund, deklaratat e politikanëve shqiptarë të komunës së Bujanocit dhe Preshevës nuk kishin të ndalur, në premtimet boshe se gjoja së shpejti do të zgjidhet problemi i tyre, e në të vërtetë as që kishin kontaktuar me Ministrin kompetente të qeveris së Kosovës për këtë cështje.

Prindërit ishin vetë ata që ju qasën zgjidhjes së këtij problemi dhe morën situatën në duar të veta, ata në mënyrë të organizuar ia mësyen Prishtinës, adresa e tyre ishte Ministria e arsimit të Republikës së Kosovës. U pritën shumë mirë në kabinetin e Ministrit Buja, mbrenda 24 orëve u zgjidh problemi i tyre. Të gjithë nxënësit e shkëlqyeshëm nga Lugina e Preshevës që kanë aplikuar në Fakultete të ndryshme do të pranohen

– Ekskluzivisht për RTV-Spektrin deklaroi këshilltari politik i Ministrit Buja, Ilmi Ramadani.

 

RTV-SPEKTRI

B u j a n o c

They may be using play money, but the tactile experience of having it move through best writing services online their fingers makes the financial concepts stick

2 Responses

  1. Loriki thotë:

    bravo me nje mundi te madh ia dolen prindet.
    por shpresoj se qe nga viti i ardhshem nuk do kete kesi manipulime…
    Mr.Nagip Arifi eshte gati te ballafaqoj keto sfida..je i mirseardhur zotri vetem me ju jemi me afer dijes..

  2. yll thotë:

    hajs se krejt njesoj jeni bo si shaipi si nagipi si galipi si …………..
    ose ma mir me than si havishja edhe rabishja

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch