Home » Lajme, Vatra, Vendore » FALEMINDERIT 2514 herë votues të Lëvizjes ‘’Vatra’’

FALEMINDERIT 2514 herë votues të Lëvizjes ‘’Vatra’’

Lëvizja ‘’Vatra’’ përkundër tensioneve të brendshme si dhe fraksioneve të jashtme duke tentuar të kopjojnë ideologjinë dhe vizionin e Lëvizjes tonë, prap se prap subjekti ynë jo vetëm që ka arritur ti ruaj votat e saja të vitit 2013-të, por kemi rritje prej 2.3 %.

Lëvizja Vatra ka arritur ta fiton besimin e votuesve të saj, dhe shumë qytetarëve. Edhe pse pritjet kanë qenë më të mëdha por, sistemi i monitorimit ka pamundësuar të jemi afër çdo vote që është adresuar tek ‘‘VATRA’’.

Vetëm në bastionin e Lëvizjes ‘’Vatra’’ që është komuna e Gjilanit, kemi gjithësej 1663 vota, e që janë dhjetëra më shumë se në vitin 2013-të. Dhe kjo tregon jo vetëm stabilitet por edhe ngritje të besueshmërisë tek qytetarët e komunës së Gjilanit.

FALEMINDERIT shumë të gjithëve dhe shpresojmë që synimet e Luginasëve ditëve në vijim do të jenë edhe më të fuqishme dhe më konkrete. Shihemi në Tetor për një faktorizim të suksesshëm të luginasëve në Kosovë.

Së bashku me dinjitet!

Fikri Mehmeti
Zëdhënës
Lëvizja Qytetare Vatra
Gjilan

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch