Home » PDK » FALEMINDERIT “VETËVENDOSJE”!

FALEMINDERIT “VETËVENDOSJE”!

Partia Demokratike Kombëtare, vlerëson lart çdo përpjekje të faktorit shqiptarë për sensibilizimin e çështjes së Luginës së Preshevës, duke filluar nga institucionet, partitë politike dhe sektorin joqeveritar.

Në këtë vijë, PDK, përshëndet edhe protestën e paralajmëruar të Vetëvendosjes e cila përmes saj kërkon kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, thimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së si dhe ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi!
Partia Demokratike Kombëtare, nuk e kupton “Vetëvendosjen” se si mund t’i ndihmojë bashkëkombësit e vetë në Luginë, nëse e dhe më tej ia shet “kosin me pare” (polisat e sigurimit kufitar), pastaj si mund të loboj për avancimin e statusit politik të vëllezërve të vetë nëse kërkon pezullimin e proceseve dialoguese Prishtinë-Beograd, regjimin e kufirit etj.

 

Me afera të rrugëve, paraqitje publike, debate e spote televizive shprehet “keqardhje” për vllezërit e skajit më të largët të Adheut të cunguar, nën Serbi dhe  se duhet të qëndrojnë, të luftojnë për të drejtat e tyre individuale dhe kolektive në Luginën e Preshevës!

Vallë e kemi bërë punën për keqardhje?!!.. Si duket po harrojmë që keni diku vëllezër e motra, që qëndruan e luftuan për liri dhe mëvetësi të Kosovës. Ju përkrahën si në kohët e mira e si në ato të vështira, në gjitha momente kyçe e vendimtare për Kosovën e Shqipërinë.  Por, si duket ne po shkojmë drejt asaj, që një ditë do e harrojmë edhe Vetvetën e atëherë kush do të flas (ndjej keqardhje) për NE, vallë?!!

 

 

Partia Demokratike Kombëtare, kërkon nga “Vetëvendosja” dhe lidershipi shqiptar në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë, krijimin urgjent të një Fondi për zhvillimin ekonomik, kulturor, arsimor, shëndetësor etj, veprime këto me interes qytetar e kombëtar, për ta ruajtur bërthamën etnike në Luginën e Preshevës, e cila për ditë ngapak po lëkundet, po zbrazet, po zbehet dhe po katandiset për një përkujdesje më të sinqertë vëllzëror, thuhet në reagimin e PDK-së, të firmosur nga lideri i saj Nexhmedin Saqipi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch