Home » Kulturë » Falënderim z. Shaban Murselit -kontraktoj për të ndihmuar Shoqatën me 18.000 korona suedeze

Falënderim z. Shaban Murselit -kontraktoj për të ndihmuar Shoqatën me 18.000 korona suedeze

 

Båstad/Suedi,                                      Datë: 16-10-2013

 

 

Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi „Papa Klementi XI Albani“

 

 

Albanska Författare, Artister och Skapare Föreningen i Sverige ”Påven Clemente XI Albani”

 

Për: Z. Shaban Murseli

  

    FALËNDERIM

Shoqata e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi „Papa Klementi XI Albani“, kohëve të fundit është rritur me shumë anëtarë të rinj të cilët, duke pranuar Statutin e ShShAKShS-së, janë anëtarësuar në Shoqatë dhe kanë shprehur gatshmërinë që ta japin kontributin e tyre në veprimtarinë e ShShAKShS-së, duke sponsoruar me mjetet e tyre financiare. Kështu edhe anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani” z. Shaban Murseli, me vullnetin e tij, ka nënshkruar kontratën me ShShAKShS-së, më datë 09-10-2013, ku sipas saj deklaron se do ndihmoj ShShAKShS-në në shumë prej 18.000 korona suedeze, për të paguar qiranë e zyrës së ShShAKShS-së.

Ky gjest i z. Shaban Murselit, nënkupton se është përcaktuar që të veprojë në kuadër të  Shoqatës në shërbim të kombit dhe atdheut këtu në Suedi, ku shqiptarët e ndiejnë veten të barabartë me të gjitha komunitetet dhe ku na mundësohet veprimtaria letrare, artistike dhe publicistike.

Shoqata e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi „Papa Klementi XI Albani“ në këtë rast

 

            FALËNDERON

z. Shaban Murselin, për sponsorimin e tij, për qiranë e gjashtë muajve të Zyrës (gjashtë muajt e pjesës së dytë të qirasë për një vit) të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani”. Për këtë kontribut të çmuar Shaban Murselit do t`i ndahet Mirënjohje me shkrim gjatë mbajtjes së Sesionit të tretë shkencor, i cili do mbahet në Uddevalla të Suedisë, më 31 maj 2014.

 

Për Kryesinë e ShShAKShS-së,

Kryetari,

Hysen Ibrahimi

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch