Home » Kulturë, Lajme » FALËNDERIME TE PËRZEMËRTA…

FALËNDERIME TE PËRZEMËRTA…

Murat Gecaj-01Të nderuar familjarë, kolegë, miq e dashamirë!

Gjej rastin që, pikerisht sot, në një ngjarje të shënuar të jetës sime, pra kur kam ditëlindjen, t’u përshëndes të gjithëve përzemërsisht dhe t’u falënderoj, sinqerisht e nxehtësisht, për urimet tuaja dashamirëse, me shprehje të bukura e të zgjedhura, që më keni dërguar, si përmes celularit ose telefonit, facebook-ut ose e-mailit tim!

Jam i ndërgjegjshëm që disa nga fjalët tuaja  edhe janë me vlerësime paksa të tepërta, në adresën time. Mirëpo, gjithashtu, e di edhe shprehjen e urtë, që thotë: “I nderuari, di të nderojë e të vlerësojë”.

Meqenëse mesazhet e urimet, disa të shoqëruara me pamje dhe lule të bukura, janë të konsiderueshme në numër, pra që nuk mund t’ua përmendi emrat këtu të gjithëve dhe që kanë ardhur nga Tiranë e qytete tjerë të Shqipërisë, nga vendlindja ime Malësi e Gjakovës (Tropojë) dhe nga Kosova e trojet tjera tona amtare,  por dhe nga vende të ndryshme të Europës, si Italia, Franca, Greqia, Anglia, Gjermania, Belgjika, Zvicra etj., deri nga disa qytete të Amerikës, Kanadasë e Australisë etj., të gjithëve pa përjashtim, u jam shumë e shumë mirënjohës, si vetë unë dhe familja ime!

Prandaj, nga zemra urojmë që ju të gjithë të keni kurdoherë në jetën tuaj, vetëm shëndet të plotë, me begati, gëzime e lumturi, si vetjake e familjare!

Edhe një herë: Falënderime dhe mirënjohje për të gjithë ju, që më keni uruar sot, për ditëlindjen time!

Me respekt të veçantë:

Nga: Murat Gecaj

Tiranë, 23 mars 2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch