Home » Lajme, Vendore » Familja Hajdari është e tronditur, dhe nuk mund të besojnë se 3 bijtë e familjes janë dënuar me gjithsej 33 vite burg, dje nga gjykata serbe për krime të luftës

Familja Hajdari është e tronditur, dhe nuk mund të besojnë se 3 bijtë e familjes janë dënuar me gjithsej 33 vite burg, dje nga gjykata serbe për krime të luftës

Dënimet e Samet Hajdarit me 15 vite, Faton Hajdarit me 10 dhe Ferat Hajdarit me 8 vite ka bërë që nëna Salija dhe babi Ramadani të mos besojnë më asgjë në këtë shtet. Nëna e tre djemve thotë se as që e ka pritur dënimi pasi që asnjëri prej djemve të saj nuk ka bërë atë që i ngarkohet. Ata janë dënuar pa asnjë fakt thonë nëna Salije, e cila mezi e mban veten nga mërzia. Por prapë se prapë ajo thotë se do të lirohen nga akuza dhe do të shpallen të pafajshëm. E babai Ramadani i cili përcolli nga afër vendimin e ditës së djeshme në Beograd, nuk mund të përmbahet dhe as të flasë. Në mungesë të fjalëve të babait të 3 djemve të dënuar, nëna e tyre Salija pasqyron tërë atë çka ka përjetuar dje bashkëshorti i saj. Ndërkaq i ekstraduar nga Zvicra në Serbi Shemsi Nuhiu, i cili u shpall i pafajshëm ende nuk ka arritur në shtëpi. Vëllai i Sherif Nuhiun ka deklaruar se “Vëllai është shkarkuar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin, pasi që për to nuk kishte asnjë fakt. Sherifi ka thënë se Shemsiu fillimisht do të kthehet në Kosovë, në shtëpinë e vet, e pastaj të shohim”, ka shtuar ai. Sipas Sherif Nuhiut, vëllai i tij gjatë qëndrimit rreth 6 mujor në burgun e Beogradit nuk ka pasur keqtrajtime fizike, “por gjatë gjithë kohës ndaj tij dhe të burgosurve tjerë është ushtruar presion i tmerrshëm psikik”./A.B./

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch