Home » Lajme » Farherdin Gashi: Shoqërohej me policë serbë, i shiste vegetë UÇK-së

Farherdin Gashi: Shoqërohej me policë serbë, i shiste vegetë UÇK-së

Në vitin 1996 kam filluar një shoqëri me zv/komandantin e policisë serbe në Shtime më pas me vetë komandantin, Dragan Gjorgjeviq”. Kështu ka thënë në janar të vitit 2004, në një dëshmi të fshehtë, për tribunalin e Hagës, Fahrudin Gashi – Faruku.

Personazhi “i tmerrshëm” i procesit maratonik gjyqësor, në denoncimin e krimeve të pasluftës në Kosovë, në Rastin Bllaca, Fahrudin Gashi, ka një anë të panjohur të tij, bashkëpunimin e hershëm me hetues të Tribunalit të Hagës.

Përmes portalit LajmeShqip.com është bërë publike për herë të parë një videoinçizim të shtatë vjetëve më parë, të dëshmisë që Fahrudin Gashi – Faruku e kishte dhënë për Prokurorinë e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur.

Përkundër faktit që Gashi është dëshmitar i mbrojtur i Tribunalit, videoregjistrimi amator është bërë, siç duket, fshehtas, nga ana përfaqësuesit hetues të Zyrës së Prokurores së Hagës, gjatë intervistimit të tij, më 21 janar të vitit 2004, në bazën finlandeze të KFOR-it, në Lypjan..

Para luftë në LDK, pas luftë në PDK

Nga tërësia e një inçizimi shumë më të gjatë të intervistimit të Fahrudin Gashit nga hetuesit e Tribunalit, Portali LajmeShqip.com publikon kësaj radhe vetëm dy prej tyre.

Videoja e parë, prej pak më shumë se 13 minutash, pasqyron pjesën hyrëse të bisedës, ku bëhen prezentimet reciproke dhe në të cilën hetuesi ia tregon kushtet e intervistimit Fahrudin Gashit dhe dakordimin e këtij të fundit, për t’u intervistuar.

Ndërkaq, videoja e dytë përmban një pjesë të dëshmisë shumë domethenëse të Fahrudin Gashit, rreth angazhimeve dhe implikimeve të tij të paraluftës, gjatë luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Ai tregon se si para luftës ka qenë një biznesmen i suksesshëm dhe se si nuk ka pasur asnjë problem ndonjëherë me regjimin (serb) në Kosovë, por përkundrazi, sipas tij, ka qenë bashkëpunëtor i mirë i tij dhe, në të njëjtën kohë, aktivist i Forumit Rinor të LDK-së. Gajtë luftës, thotë Gashi, jam përpjekur të ndërtoj raporte të mira me UÇK-në dhe të gjejë mirëkuptimin e tyre, kurse pas luftës, për një kohë, ai, siç dëshmon vetë, ka qenë veprimtar i PDK-së e më pas e ka braktisur edhe atë.

Sipas Gashit, ai në PDK ka qenë vetëm deri në vitin 2002 dhe tash (në momentin e intervistimit) nuk është anëtar i asnjë partie.

Asnjëra parti nuk bëri gjë për mua dhe unë nuk qëndrova më në to, as PDK e as LDK, dëshmon vetë Fahrudin Gashi.

(Me gjërësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Bota sot”

After all, the digital world never forgets, and every sext sent by a teen has the potential to be retrieved and harm them long past their years http://phonetrackingapps.com/ of puberty

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch