Home » Lajme, Rajonale » Fatin e lapidarit në Preshevë pritet ta ketë edhe Pllaka përkujtimore e Aqif Efendisë në sanxhak

Fatin e lapidarit në Preshevë pritet ta ketë edhe Pllaka përkujtimore e Aqif Efendisë në sanxhak

Pllaka përkujtimore e Aqif Efendisë pret vendimin gjyqësor ose fatin e lapidarit në Preshevë. Nëse në Gjykatë, faktet, provat e dëshmitë peshojnë në favor të një mendimi tjetër lidhur me figurën dhe veprën e Aqif Efendisë, ne do ta pranojmë atë vendim-është shprehur Esad Xhuxheviq. Kryetari i Këshillit nacional Boshnjak, Esad Xhuxheviq, ka deklaruar se fati i pllakës përkujtimore të Aqif- efendi Haxhiahmetoviqit  do të zgjidhet pas përfundimit të procesit gjyqësor për rehabilitimin e tij. “Historiografia boshnjake pohon se Aqif Efendiu nuk ka qenë kriminel lufte, por ka mbrojtur popullatën civile boshnjake nga sulmet e çetnikëve të Drazha Mihajlloviqit. Nëse në Gjykatë, faktet, provat dhe dëshmitë peshojnë në favor të mendimit ndryshe për figurën dhe veprën e Aqif Efendiut, ne do ta respektojmë atë vendim”-ka thënë Xhuxheviq. Ai ka shtuar se pavarësisht nga vendimi Gjyqësor, Aqif Efendiu, bindshëm tek shumica e boshnjakëve në Sanxhak edhe më tutje do të gëzon respektin dhe nderimin si “mbrojtës, trim dhe absolutisht si personalitet pozitiv”. Ai ka përkujtua se edhe nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq shumë haptas ka thënë se çështja e pllakës përkujtimore do të zgjidhet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet./H.H/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch