Home » Lajme, Politikë » Fatmir Limaj: Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje

Fatmir Limaj: Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje

Fatmir Limaj ka mohuar se Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e një qeverie teknike duke mos shkuar në zgjedhje.

Ai ka thënë se të gjitha procedurat duhet të respektohen por megjithatë dorëheqja e kryeministrit nënkupton zgjedhje.

“Me dorëheqjen e Haradinajt vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Të gjitha procedurat duhet të respektohen por gjendja faktike është kjo, vendi do të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Limaj në T7.

Në pyetjen se a do të futet përsëri Nisma në koalicion me AAK-në, Limaj është përgjigjur se nuk futet në kombinime në këtë moment. “Nisma është e përgatitur për zgjedhje dhe unë nuk futem në asnjë kombinim pa shkuar te vota e qytetarit”, ka shtuar Limaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch