Home » Intervistë » Fatmir Terziu: Shumë merren me muzikë popullore, por pak interpretojnë muzikë popullore Shqiptare

Fatmir Terziu: Shumë merren me muzikë popullore, por pak interpretojnë muzikë popullore Shqiptare

Mirdita Dedgjonaj

Si një amanet për gjuhën e nënës shkuan në “Fesfolk 2009” për ta paraqitur me shumë emocion këtë këngë nënë e bijë nga Londra, Mirdita Dedgjonaj dhe vajza e saj Eliza Dedgjonaj. Të dyja u bënë pjesë e rëndësishme e Ansamblit “Mirdita”. Ansambli “Mirdita”, nën drejtimin e drejtorit artistik Gjergj Marku dhe udhëheqësit artistik, muzikantit Mark Gjoka, arriti të kompaktësohesh për të krijuar një program interesant pas mbledhjes së nektarit në burim nga bartësit popullorë të folkut, duke sjellë risi në shumë elementë. Përzgjedhja konsistoi në disa elementë që nga muzika, sidomos kënga akapelo karakteristike, balada, trio, grupi i vajzave, grupi emblematik i burrave etj, po ashtu për instrumentët ku kryesori mbeti çiftelia, sharkia, por dhe fyelli, fanciku, bilbili, lahuta, guralecët, linget dhe kranet e natyrës. Sipas A. Ndojës, “Improvizimi i disa ritualeve erdhi si risi, që nga ajo që sjell ritin e buzmit, shtrunga e çobanit etj, duke sjellë momente interesante të improvizuara përmes një dasme po tradicionale. Veshjet ishin një pikë tjetër e fortë e grupit kësaj rradhe, dhe për këtë u stilizuan rroba të hershme, duke bërë kujdes në ruajtjen e autencitetit. Sa i përket interpretimit u bë kujdes të përzgjidhet dhe elementi i ri krahas atij me eksperiencë, …për të përshtatur zërin dhe natyrën tipologjike, ndërsa erdhi e thjeshtëzuar vallja pa patur ndonjë pretendim të veçantë.” Duke parë këtë risi të re, këtë kombinim të bukur të këngës dhe traditës, për më shumë këtë amanet të gjuhës së nënës, nën interpretimin e këngëtares tashmë me emër, Mirdita Dedgjonaj dhe vajzës së saj, Eliza Dedgjonaj, ne iu drejtuam pak ditë më parë vetë protagonistes Dedgjonaj që na u përgjigj pyetjeve tona. Në bisedë me këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Mirdita Dedgjonaj, mësojmë se një ndihmë dhe një mbështetje të jashtëzakonshme e të gjithanshme në punën e profesionin e saj të bukur ka nga bashkëshorti i saj i mrekullueshëm, Leonard Dedgjonaj. Ajo shprehet se “Nardi është shoku im më i mirë dhe më i kuptueshëm. Ai më bëhet krah në rrugën time, ai është edhe shtysa më e madhe për aktivizimin e Elizës krah meje.

INTERVISTA

Kënga është pjesë e jetës suaj. Si e konsideroni veten tuaj në muzikën shqiptare?
Kam lindur ne një familje me tradita muzikore,kam mbaruar shkollen e mesme te muzikes “Prenk Jakova”Shkoder dhe kam punuar disa vite mesuese muzike ne shqipëri.dy vitet e fundit kam filluar te merren me muzikë si kengëtare.

Ju ishit pjesëmarëse edhe në festivalin e fundit në Gjirokaster si e ftuar speciale. Si e konsideroni këtë eveniment?
E kam pasur endërr të merrja pjesë në Festivalin e Gjirokastrës dhe kjo mu bë realitet ne festivalin e sivjetshem ku se bashku me vajzen time Eliza kenduam nje kenge ne grupin e qarkut Lezhë. Është evenimenti me i rëndësishem folklorik që zhvillohet ne Shipëri. Aty aktivizohen një numer shumë i madh artistesh and cfarë është më e rëndesishme aty nterpretohet kënga popullore e vertete Shqiptare. Aty ruhen dhe percillen me te traditat ne veshje,instrumenta dhe ne interpretim. Po te kishte mundesi financiare duhet të bëhet ma shpesh.

A ka tashmë kënga konsideratë në familjen tuaj, pasi ju këndoni bashkë me vajzën?
Ashtu sic e theksova ma siper une rrjedh nga një familje me tradita muzikore. Deri tani vajza ime e vogel Eliza po ecen ne kete traditë. Ajo ka kenduar një kenge ne albumin fundit si dhe festivalin e gjirokastres.

Cilat këngë preferoni më shumë?
Këngët tradicionale popullore.

Ku qëndron aktivizimi juaj në Mbretërine e Bashkuar?
Muzika zë një pjesë te rëndesishme te kohes time por nuk është profesioni kryesor. Jam teacher assistant ne një shkolle fillore. Ne aspektin artistik punoj mesuese muzike ne shkollen shqipe ne Hammersmith. Marr pjese ne aktivitetet e ndryshme te shoqatave Shqiptare ketu ne londer.

Familja sa ka frymëzim tek ju?
Familja per mua eshte themeli i jetes. Pa mbeshtetjen e familjes nuk do te kisha arritur te nxirrja albumin dhe videoklipin ne nje kohe rekord.

A keni mall per Shqiperinë?
Shumë! Është vendi ku kam lindur, ku kam prinderit dhe të afërmit. Pushimet verore gjithmonë i kalojmë ne Shqipëri. Edhe femijet mezi presin të shkojnë.

Kur do të shohim albumin më të ri tuajin pas atij që ju keni nxjerrë pak kohë më parë?
Tani po punoj për të nxjerr albumin e parë ne DVD. Ndoshta vitin tjetër.

Cili është mendimi juaj për këngën shqiptare sot?
Shumë merren me muzikë popullore por pak interpretojnë muzikë popullore shqiptare. Në këto kohë mjafton që të paguash një kompozitor dhe gjithkush pretendon të bëhet këngëtar. Një festival në Gjirokastër një here në 5 vjet është pak për të ruajtur dhe zhvilluar më tej muzikën popullore.

Ju lutem mesazhin tuaj?
Këndoni, dëgjoni dhe kërceni me muzikën e vërtetë shqiptare.

One Response

  1. Kayla thotë:

    Une nuke ndaj te njejtin meindm me komentuesin Kalaj,per sa i perket ceshtjes si ta quajm token ku jetojme,verte esht e dhimshme ti kethesh shpine atdheut ku linde,por atdheu yne nuk na i plotsoj kushte e jeteses per te ber nje jete normale,dhe dihet se te gjithe ne u larguam per mas plotsimin e kushteve jetsore,ekonomik,dhe politike,Tani ky vend po na plotson ato kushte qe si gzuam as nje here ne vendin ton ku lindem,prandaj pasi ky vend te ben bshke atdhetar i saj edhe pse ti ske lindur,te drejtat si gjithe bashke komasit e saj si mos ta quajme athere atdheu yne i dyte une per vehte me plot gojen them ky esht atdheu im i dyte,se them aspak per servilizem,por e meriton nje gje te tidhe per ta thene.PASSPORTA,U hap fjala atje ne Kelmennje Burre i kesaj ane rrugen po merrene emigrim per me shkueMichgan paska ndalueSHpejte ky Burre esht integruekomunitetin e ka gjadhruenje medja fuqishem ka krijueper passport koha erdhi me aplikueNga nje here rruga ka perpeciZ Rush nik heqe dore nga e drejta e tijema ne funde kerkesa ju prenuepassporten si shtetas per me gzue.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch