Home » Lajme » FBKSH-ja me mesazh nga Prekazi Heroik

FBKSH-ja me mesazh nga Prekazi Heroik

FBKSH logoGjatë ditëve të Epopesë së UÇK-së për nderë të dëshmorëve FBKSH-ja bëri homazhe në vorrezat e dëshmorëve, me ç’rast u ripërsërisht zotimi se Ribërja e Shqipërisë Etnike është e pa alternativ, për aq kaohë sa ka bijë e bija të shqiptarëve atdhedashës, ashtu siç ishin këta dëshmor në krye me familjen e ngusht e të gjërë të Komandantit legjendar ADEM JASHARI.

Vizit përfaqësuesit e FBKSH-së i bënë edhe Kullës së Tahir e Nebih Mehaj si edhe te Kulla e Ahmet Delisë. NË të gjitha këto raste u evokuan kujtimet e nish-luftëtarëve të UÇK-së sot të reshtuar në Frontin Bashkimit Kombëtar Shqiptar. Të gjith ishin të një mendimi: Ajo për të cilën luftuam dhe dham gjymtyrët tona të trupit, shokët tanë që e flijuan jetën, nuk është e tëra, e tëra bëhet vetëm atëherë kur të ribëhet Shqipëria Etnike, atëherë edhe eshtrat e këtyre dëshmorëve do të jenë më qetë në botën e amshueshme. Kemi mjaftë gjëra për të cilat ne ish luftëtarët e UÇK-së duhet ta ngrejmë zërin. Shokët tanë, respektivisht shumica e tyre sot janë në gjendje shumë të mjerueshme, sa e sa kohë u dashtë që çështja e jonë të zgjidhet njëherë e për gjithmon. Akoma statusi i jonë sa dhe si duhet nuk është i zgjidhur. Akoma çështja e verifikimit të statusit të veteranit të luftës nuk ka përfunduar, akoma ne vuajm për kafshatën e gojës derisa një pakicë e shokëve tanë të luftës “flejnë në lekë-euro  e çka jo tjetrë. Është koha dhe nevoja e domosdoshme që të gjithë ata që kanë përgjegjësi të caktuara dhe detyra që ti kryejn punët e veta. Edhe një gjë shokët tanë duhet të angazhohen që amanetin e shokëve-shoqeve tona të luftës ta qojnë në vend, e kjo është angazhimi që me mjete paqësore dhe demokratike të angazhohen për ribërjen e Shqipërisë Etnike, në rast se duan që amaneti dhe gjaku i luftëtarëve të lirisë të mos i zë.

Sigurisht që me këtë rast janë përmendur edhe shumë defekte që po ndodhin në shoqërinë tonë, në Kosovën tonë. Defekte nga më të ndryshmet po na e detyrojnë rinin që ta braktisin Kosovën e Lirë, Defektet janë prezente edhe tek Gjykata Kushtetusese e Kosovës. Brengë e posaçme e përfaqësuesve të FBKSH-së është edhe korupsioni në të gjitha nivelet e shtetit. Gjykatat dhe të thirrunit për za zbatuar ligjin aspak nuk janë duke e kryer punën e tyre. Shkieve çdo herë e më shumë po u bëhen koncesione. Neve na shqetëson pa mas provakacionet që vin nga disa komuna me përbërje kryesisht serbe për deklarimin se si kanë për ti emërtuar disa rrugë, madje edhe busta të antishqiptarëve të përbetuar është vendosur në një Komun jo fortë largë Prishtinës, sigurisht që me bekimin e dikujt nga shqiptarët, nëse jo me bekimin atëherë ata duhet medeomos ato të rrënojnë ndërkaq rrugët me emërtime serbe ti fshijnë.

Këto dhe shumë gjëra të tjera u thanë gjatë ditëve të Epopesë së Lavdishme nga përfaqësuesit e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar

Qendra Kombëtare e Informimit të Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar

(QKI e FBKSH)

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch