Home » Lajme, Rajonale » FBKSH – Të kthehen librat aty ku janë konfiskuar

FBKSH – Të kthehen librat aty ku janë konfiskuar

Konfiskimi i librave të fëmijëve shqiptar në Kosovën Lindore, është krim i llojit të vetë. Veprimet e zyrtarëve serb në Luginën e Preshevës, respektivisht në Kosovën Lindore me rastin e konfiskimit të librave mësimore të fëmijëve shqiptar është sinjali më i mirë se zyrtarët e institucioneve të Kosovës duhet të protestojnë ashpër, dhe jo vetëm aq, por duhet këtë çështje ta vendosin në qarqet politiko-diplomatike në gjithë Evropën si edhe Amerikën. Përkundër vullnetit të mirë të Qeverisë Thaçi që marrëdhëniet me Serbinë t’i përmirësojnë, ata, lexo shkiet vazhdojnë me shovenizmin e tërbuar t’i sjellin dëme nga më të ndryshmet shqiptarëve të Kosovës Lindore. Kësaj pune zyrtarët e instiucioneve të Kosovës duhet t’i dalin zotë, në mënyrë që fëmijët tanë dhe jo vetëm ata të jetojnë të qetë, të punojnë lirshëm dhe të shkollohen pa probleme, në të kundërtën nuk ka asnjëllojë kuptimi që të vazhdojnë bisedimet me Serbinë.
E nderuara znj. Eshton, juve çdo respekt për angazhimin që të bëni vepra të mira dhe humane me rastin e ndërmjetësimit të bisedimeve Kosovë-Serbi. Arsyeja pse po ju drejtohemi në këtë mënyrë është sjellja jashtë çdo rregulli demokratik i zyrtarëve të Serbisë  që veprojnë në Kosovën Lindore. Jemi të sigurt se tashmë edhe ju keni dëgjuar se fëmijëve shqiptar të Kosovës Lindore, zyrtarët e institucioneve të Daqiqit kanë konfiskuar librat e fëmijëve Shqiptar vetëm e vetëm që ata të shtrëngohen të mësojnë në gjuhën serbe, tjetër koment nuk ka.
Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar me këtë rast shpreh mospajtimin e tij, duke ju lutur që të angazhoheni maksimalisht që librat e konfiskuar fëmiëve shqiptar t’u  kthehen dhe të mos pengohen gjatë shkollimit…!
Nëse ju nuk ndërmerrni hapa konkret lidhur me këtë çështje, ne konsiderojmë se ideja e përmirësimit të marrëdhënieve me serbinë është vetëm mashtim politik e asgjë më shumë.
Kryetari i Përgjithshëm i FBKSH-së, Ibush Hetemi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch