Home » Lajme » FDBK: DEKLARATË PËR ZGJEDHJET NË “MAQEDONI”!

FDBK: DEKLARATË PËR ZGJEDHJET NË “MAQEDONI”!

Kryesia Qendore e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), nëmbledhjen e saj të rradhës, të mbajtur më 28 maj 2011, diskutoi edhe mbi zgjedhjet në „Maqedoni”, që do të mbahen më 5 qershor 2011, dhe me këtë rast vendosi që, për opinionin kombëtar shqiptar të Shqiperisë Lindore nën „Maqedoni”, të leshojë këtë DEKLARATË, përmes së cilës deklaron, si më poshtë vijon:

1. Edhe këto zgjedhje parlamentare, pavaresisht se kush do të jetë fituesi, WMRO-DPMN e Nikolla GRUEVSKIT, LSDM e Branko CRVENKOVSIT ose edhe VMRO-NARODNA e Lupço GEORGEVSKIT, nga pala sllavo-maqedonase, apo BDI e Ali AHMETIT, PDSH e Menduh THAÇIT ose edhe RDK e Rufi OSMANIT, nga pala shqiptare, ashtu si edhe të gjitha zgjedhjet e mëhershme të mbajtura gjatë dy dekatave të kaluara në “Maqedoni”, aspak nuk do ta ndryshojnë edhe as nuk do ta përmirësojnë pozitën ekonomiko-sociale dhe as statusin politiko-kombëtar të shqiptarëve të Shqiperisë Lindore nën „Maqedoni”;

2. Partitë lagje (mahalla) shqiptare të Shqiperisë Lindore nën „Maqedoni” kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten parti marioneta, vetëm një dekor i pushtetit sllvao-maqedonas, dhe si të tilla, për dy dekada me rradhë edhe e kanë denigruar Çështjen Kombëtare të shqiptarëve të Shqiperisë Lindore nën „Maqedoni”, si në rrafshin ekonomiko-social, ashtu edhe në rrafshin politiko-kombëtar, edhe më keq se sa edhe në kohen e sundimit të ish Lidhjes Komuniste të Maqedonisë (jugo-sllave) të ish RSFJ-së.

Kryesia Qendrore e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) konsideron se, edhe pas të gjitha përpjekjeve të Kryesisës Qendrore të FDBK-së, duke filluar që nga janari i vitit të kaluar(2010) , kur Kryesia Qendrore e FDBK, përmes Kryetarit të FDBK-së, Zotit Gafurr Adili nga Kërçova në Tiranë, publikisht i ftoi të gjithë liderët e partive politike shqiptare të Shqiperisë Lindore nën „Maqedoni” , që të vinin në Tiranë dhe të krijonim Këshillin Kombëtar, dhe për Çështjet Kombëtare, ndër të cilat është edhe dalja në zgjedhje si një bllok i bashkuar nacional, gjë kjo që nuk u arrijt deri më tani, Kryesia Qendrore e FDBK-së, gjithashtu gjykon se, një bashkim i tillë nuk u arrijt deri më tani, sepse pushteti sllavo-maqedonas, përmes liderëve të partive poltike, ka arrijtur që, sipas devizës: „Përçajë e Sundo!”, shqiptarët e Shqipërisë Lindore nën „Maqedoni” t’i përçajë në disa parti lagje.

Kryesia Qendrore e FDBK-së, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga terreni, gjykon se, shqiptarët e Shqipërisë Lindore nën „Maqedoni”, ashtu si edhe të gjithë shqiptarët në të gjitha hapsirat e Shqipërisë Etnike, janë të zhënjyer nga partitë politike shqiptare, aq shumë saqë dëgjohen zëra se partitë sllavo-maqedonase, ndër të cilat edhe LSDM e Zotit Branko CRVENKOVSKI, do të marrin shumë vota nga popullata shqiptare e zhgënjyer nga parititë lagje
(mëhalla) shqiptare.

Bazuar për sa më lartë theksuam, Kryesia Qëndrore e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), kërkon dhe apelon, për sa më poshtë vijon:

1. Anëtarësia e gjërë dhe të gjithë simpatizantët e FDBK-së, si dhe edhe e gjithë rinia herioke shqiptare, shoqatat joqeveritare, shoqatat joqeveritare, intelektualet atdhetarë dhe masat e gjëra patriotike shqiptare (pa dallim krahine, feje, ideje dhe gjinie) të Shqipërisë Lindodre nën „Maqedoni”, duhet të dalin në zgjedhjet parlamentare, por njëkohësisht duhet edhe t’i zhgarravisin të gjitha fletë-votimet dhe ato t’i shpallin të pavlefshme, sepse duke mos dalë në zgjedhje pushteti sllavo-maqedonas dhe satelitët e tyre shqipfolës, që e kanë „Arrën dhe edhe Çekanin” , do të munden që, ashtu siç kanë bërë edhe në të kalurën, t’i mbushin fletë-votimet e të gjithë atyre shqiptarëve që nuk do të dalin në votime.

2. Bojkonimi i zgjedhjeve të pushtuesit e kolonizatorit sllvao-maqedonas të trojeve të Shqipërisë Lindore nën „Maqedoni” (IRJM-FYROM), dhe edhe të satelitëve të tyre shqipfolës, duhet të behet vetëm duke i zhgaravitur fletë-votimet.

3. Ky veprim demokratik, që gjithashtu është edhe një nga format më të civilizuara të shprehjes së protestës qytetare, do të tëhiqte vëmendjen, jo vetëm të liderëve të partive politike (lagje) shqiptare, por edhe të faktorit ndërkombëtar mbit gjendjen ekonomike (të mjerueshme) dhe edhe mbi statusin politiko-kombëtar (të degraduar) të shqiptarëve të Shqipërisë Lindore nën „Maqedoni”.

Për Kryesinë Qendrore të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar-FDBK;

Zëdhënësia e FDBK-së,

Kristina RRASI (d.v.)

Kristina.rasi@hotmail.com

Tiranë-Prishtinë-Zvicër, më 29 maj 2011

It could also be something you do www.firstessaywritinghelp.com/ routinely to let them know they have three minutes to finish an assignment or clean up, etc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch