Home » Lajme » FDBK: DUHET TË PËRSËRITEN ZGJEDHJET NË TIRANË!

FDBK: DUHET TË PËRSËRITEN ZGJEDHJET NË TIRANË!

DEKLARATË E FRONTIT DEMOKRATIK TË BASHKIMIT KOMBËTAR-FDBK:

DUHET TË PËRSËRITEN ZGJEDHJET NË TIRANË!

Kryesia Qendrore e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) gjykon që, situatat e krijuara gjatë numërimit të votave në zgjedhjet për pushtetin lokal, dhe konkretisht për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, midis Kryetarit të Partisë Socialiste(PS) dhe ish Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Zotit Edi RAMA dhe të Zotit Lulzim BASHA të Partisë Demokratike (PD), e kanë ngatërruar dhe përkeqësuar aq shumë situatën, jo vetëm në Tiranë, por edhe më gjerë, prandaj edhe konsideron dhe edhe gjykon që, për të tejkaluar këto situata kaq të palakmueshme dhe shumë komplekse, në Tiranë duhet të përsëriten zgjedhjet dhe qytetarët e Tiranës përfundimisht të vendosin se kush do të jetë Kryetar i tyre i ardhshëm, Zoti Edi RAMA, Kryetar i PS-së, apo Zoti Lulzim BASHA, eksponent i lartë i PD-së.

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) gjykon se rrugëzgjidhje tjetër nuk ka, prandaj Kolegji Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i cili duhet të jetë i paanshëm dhe jashtë çdo ndikimi politik e partiak, qoftë nga PD apo nga PS, duhet të marrë një vendim
të tillë, vendimin e përsëritjes së zgjedhjeve lokale në Tiranë.

Për Kryesinë Qendrore të Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar-FDBK;

Kryetari, Gafurr ADILI (d.v.),

Sekretari i Përgjithshëm, Zef ÇUPI (d.v.)

Zëdhënësia e FDBK-së, Kristina RRASI (d.v.)

Tiranë-Prishtinë-Zvicër,
më 25 maj 2011 Hopefully this playlist of videos will help http://pro-essay-writer.com you learn more about some of the people and organizations who are working to change the opportunities available for kids to learn code

One Response

  1. Rexhep thotë:

    Eselamu alejkum

    Mos e keni për njime apo hajgare ?!
    selamat, rexhep@ch

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch