Home » Opinione » Fehmi Ramadani: Në fokus – SHQIP MENDIMESH!

Fehmi Ramadani: Në fokus – SHQIP MENDIMESH!

Në fokus

 

 

 

 

Shkruan: Fehmi Ramadani

SHQIP MENDIMESH!

***

Dy ngjarjet e dhimbshme që kishin ndodhur javën e kaluar në Tiranë, ndarja nga jeta e Princit Leka Zogu I dhe Sabri Godos, politikanit dhe shkrimtarit të shquar, padyshim se në opinionin shqiptar kishin shfaqur refleksione të ndryshme. Derisa ceremonia mortore e Princit Leka Zogu I ishte organizuar mirë dhe në nderim të tij kishte figura të ndryshme nga e gjithë hapësira shqiptare, sidomos vlerësohet pjesëmarrja e presidentes së Kosovës zonjës Atifete Jahjaga.

 

Në rasti e dytë të ceremonisë së varrimit të Sabri Godos dhe përkundër organizimit zyrtar të saj në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës nuk kishte marrë pjesë askush. Ky gafë institucional i Republikës së Kosovës nuk do të duhej të ndodhë, sidomos me këtë njeri, sepse një nderim të tillë e kishte merituar me punën dhe qëndrimet e tij, sidomos karshi Kosovës atëherë kur elitës së këtushme i duhej ndihma në qartësinë e proceseve politike.

 

Mosprezenca institucionale e Kosovës në nderimin e tij përfundimtar tregon se këto institucione ende nuk janë pjekur që të veprojnë si shtet, edhe pse i obligon ligji, por tek e fundit zakoni i shqiptarëve, sidomos për mort është një kod shumë i shenjtë moral dhe do të duhet të respektohej kjo, sepse këtë i ndjeri Sabri Godo e kishte merituar.

 

***

Si surprizë të javës së kaluar janë edhe ngjarjet rreth zgjedhjeve e mbajtura parlamentare në Rusi, Slloveni dhe Kroaci, të cilat në një mënyrë, apo tjetër reflektojnë në jetën tonë të rajonit.

Në Rusi, edhe kësaj radhe zgjedhjet i kishte fituar partia në pushtet e kryeministrit Putin me një diferencë të ngushtë, por ky vend nuk mund të krenohet se ka një demokraci të zhvilluar, sepse ende është nën kthetrat e një diktature partiake. Pra. këtu nuk ka asgjë të re dhe ende vazhdohet me avazin e vjetër të një demokracie të kontrolluar.

 

Zgjedhjet në Slloveni dhe Kroaci ishin befasia e këndshme e një demokracie sado ku do të konsoliduar, por edhe me tipare progresiste. Derisa në Slloveni një vend anëtar i BE-së, i cili për shkak të krizës globale dhe recesioneve financiare kishte përjetuar krizë, mirëpo vetëdija politike e pjesës më të madhe të votuesve slloven kishte ndryshuar kursin e saj politik duhet zgjedhur kursin politik qytetar, kursin e suksesit dhe të meritokracisë politike. Në këto zgjedhje nuk u votuan as të djathit dhe as të majtët, por u zgjodh vizioni politik i suksesit dhe vizionit për të ardhmen, sepse sipas tyre kjo është rrugë e ecjes dhe zhvillimit e dhe më të madh të këtij vendi. Shembulli i zgjedhjes së ish-prefektit të Lubjanës Zoran Jankoviq për kryeministër të vendit, i cili është i përkatësisë serbe nga rajoni i Smederevës së Serbisë tregon pjekurinë politike në tejkalimin e barrierave nacionaliste kah programet pragmatike dhe të suksesshme. Vlen të përmendet se ky njeri në politikë kishte ardhur nga ekonomia dhe shquhet si afaristi më i mire në Slloveni, sidomos derisa ishte menaxher i Qendrës më të madhe tregtare “MERKATOR”, e cila ka të punësuar rreth 15.000 punëtorë. Suksesi i tij në jetë dhe ekonomi e ka avancuar në politikë dhe tani me partinë e tij “Pozitivna Slovenija” do të tentojë të zgjidhë krizën e shfaqur ekonomike.

 

Lajm i mirë i kësaj jave është edhe fitorja e Koalicionit “KUKURIKU” në Kroaci, një grupi politik të qendrës së majtë prej katër partish me në krye një tjetër Zoran Milanoviq, i cili pas 16 vjetësh të sundimit të HDZ-së kishte arritur të marrë pushtetin. Këtë njeri, për koinçidencë për herë të parë e kishte punësuar në MPJ ish-kryeministri Ivo Sanader, tashmë i dyshuar për korrupsion. Ky Koalicion këtë emër e kishte marrë në bazë të emrit të restorantit që gjendet në Kastej, një qytezë të Istrisë, ku ishin mbledhur këto parti dhe kishin hartuar planin e marrjes së pushtetit gjatë këtyre zgjedhjeve. Qyteza Kastej ku gjendet restoranti “KUKURIKU” është vendi më i bukur ndërmjet “Tersatit”dhe “Opatisë” në Rjekë të Kroacisë, por edhe më gjerë. Shpresojmë që Koalicioni “KUKURIKU”  të mos e korisë emrin e bukur të këtij vendbanimi dhe përfundimisht ta fusin Kroacinë në BE pa probleme të theksuara.

 

***

Menaxhimi i integruar i kufijve (IBM) është marrëveshja më e rëndësishme që është bërë me Beogradin që nga pas lufta e këndej. Kjo marrëveshje erdhi si rezultat e krizës në veri të Kosovës, por edhe trysnisë së Brukselit ndaj Beogradit dhe Prishtinës. Kriza e çështjes serbe në veri të Kosovës ishte produkt i faktorit ndërkombëtar, por dhe të tjerëve. Mirëpo, pas skenarit të “barikadimeve serbe” katër mujore faktori ndërkombëtar kishte lëvizur nga vendi duke ofruar zgjidhjen merre ose leje. Të ashtuquajtura “bisedimet teknike” janë vetëm një mashtrim politik për dy vendet. Prishtina, por edhe Beogradi këtë marrëveshje e shpjegojnë sipas kutit të tyre politik. Prishtina thotë se ka fituar gjatë këtyre bisedimeve, ndërsa Beogradi thotë se ka pasur sukses në ruajtjen e integritetit territorial, por edhe të Kushtetutës së saj. Si Kosova dhe Serbia, as që janë pyetur shumë për këtë marrëveshje, sepse kjo është një marrëveshje e imponuar nga BE-ja. Kjo marrëveshje për fillim ka efekte pozitive, sidomos në shtensionimin e gjendjes në veri, por do të ketë shumë vështirësi në realizimin e saj për shkak se Beogradi është shkaku dhe shkasi i problemit. Me një elitë politike shumë të ngarkuar nacionaliste dhe destruktive çfarë është tani në Beograd nuk mund të llogaritet se shpejt do të ketë përmirësime të dukshme të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mirëpo, përpjekjet për të kërkuar zgjidhje me dialog dhe mjete paqësore nuk duhen të ndalen, sepse vetë jeta e njeriut është dialog, monolog, dramë, etj. Andaj, çdo zgjidhje sado e vogël që do të arrihet është më e dobishme se një problem i krijuar, apo konfontim. Do të ishim me fat sikur edhe vetëdija jonë qytetare dhe politike të arrihet sikur në Slloveni, që në të ardhmen të kemi njerëz në hierarki si në pushtet, por edhe në të gjitha poret e jetës që punojnë dhe tregojnë rezultate në punë. Të mendosh shqip, të jesh i suksesshëm në punën individuale, të jesh i ndershëm dhe i përgjegjshëm para vetes, familjes dhe shoqërisë, padyshim se vetë këto kritere do të ngrinin më lartë një personalitet, por edhe do të do preferohen të jenë si kritere të përgjegjësisë kolektive, sepse vetëm kështu kjo shoqëri do të lëviz më përpara në pjesët e saj të gjithëmbarshme.

One Response

  1. ademi thotë:

    si asht fjala per dy raste vdekje ne shqipri leka i par edhe sabri godo kisha nji mendim timin per leken nuk do te flas a per godon pak fjal i pari shqiptar qe ka ngit zerin ne shqipri per shqiptaret e kosoves gjat luftes asht sabri godo qe ju ka than ne parlament te shqipris asht ky

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch