Home » Lajme » Fëmija katër vjeçar Dardan Hyseni i cili aksidentalisht pësoi nga qentë endacak përmirësohet nga dita në ditë

Fëmija katër vjeçar Dardan Hyseni i cili aksidentalisht pësoi nga qentë endacak përmirësohet nga dita në ditë

Edhe për kundër thash e themeve të cilët qarkullojnë nëpër opinion se gjendja shëndetësore po vështirësohet e fëmijës katër vjeçar Dardan Hyseni nga fshati Rahovicë i cili aksidentalisht pësoi nga qentë endacak, përkundrazi gjendja e tij po përmirësohet nga dita në ditë. Me këtë rast nëna e Dardanit Valona Hyseni për Radiotelevizionit Presheva shprehet se gjendja e tij por përmirësohet gradualisht, sespe është nën kujdesin e mjekëve specialist të Insitutit për fëmijë Nëna dhe Fëmija në Beograd. Me këtë rast ajo thekson se gjatë kontaktit me anëtarët e familjes të cilët po përkujdesen atje për gjendjet Dardanit potencojnë se në dallim me ditë më parë tani ai ushqehet dhe shëndeti i tij është më i mirë. Rasti në fjalë na bënë të kuptojmë dhe të kemi kujdes si të rriturit e posaçërisht fëmijët që të mos jemi pre e qenëv endacak të cilët qarkullojnë edhe në mes të ditës në qendër të qytetit.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch