Home » Lajme » Femrat Japonezet ua bëjnë ferr natën gjermaneve në shtëpi të vet!

Femrat Japonezet ua bëjnë ferr natën gjermaneve në shtëpi të vet!

Fatmire Bajramaj për habi nuk është futur në lojë për asnjë minutë, e cila gjithmonë aktivizohet në 20 minutat e fundit si xhokere. Ajo ka qëndruar në bankë, duke mos iu dhënë rasti, që sigurisht aktivizimi i saj do të kishte ngjallë lojën gjermane.

E pabesueshme, por realitet, kombëtarja e Japonisë e ka eliminuar kampionen në fuqi të botës, Gjermaninë. Japonezet shënuan fitore minimale 1:0 pas 120 minutave lojë dhe kësisoj kualifikohen në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror që po mbahet në Gjermani. Kombëtarja japoneze ua bëri ferr natën gjermaneve, të cilat as në ëndërr nuk e kishin parë se do të pësojnë humbje. Koha e rregullt e takimit ka përfunduar pa gola (0:0), por në vazhdime japonezet shënuan golin e fitores. Futbollistja Karina Maruyama gjatë do të mbetet në mendjen jo vetëm të futbollistet gjermane, por edhe te tifozët.Karina Maruyama në minutën e 108-të ka shënuar golin e fitores së madhe dhe që përnjëherë ka heshtur tërë stadiumin. Fatmire Bajramaj për habi nuk është futur në lojë për asnjë minutë, e cila gjithmonë aktivizohet në 20 minutat e fundit si xhokere. Ajo ka qëndruar në bankë, duke mos iu dhënë rasti, që sigurisht aktivizimi i saj do të kishte ngjallë lojën gjermane. Futbollistet gjermane me lot në sy lëshuan stadiumin, kurse Japonia kremton këtë fitore që mund të llogaritej si e papritur përballë superfuqisë gjermane që njëherësh ka pasur edhe përparësinë e fushës. Zhgënjim i madhë për trajnerën Gjermane Silvia Neid

I encourage each of you to get involved in any way possible read this presentation

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch