Home » Lajme, Opinione » Fenomeni i zi i quajtur Abdi Baleta

Fenomeni i zi i quajtur Abdi Baleta

Abdi BaletaI kujt dhe për kë lufton Abdi Baleta ? Një është e sigurt që ky njeri vetëm flet shqip dhe qëllimi i tij është shtrembërimi i çdo gjëje shqiptare. Abdi Baleta është një fenomen i zi , një ogur i zi i të ardhmes kombëtare .

Një maskara  i degjeneruar kombëtarisht , njeriu më i zëshëm në çështjen anti shqiptare, një turi turku i cili me vetëdije të plotë mundohet të “islamizojë” çdo gjë shqiptare . Mjerë diplomacia e Shqipërisë që e kishte këtë përbindësh përfaqësues të vetin në Kombet e Bashkuara me vite të tëra.

Ky shqiptar duket se ka shumë të pa lara në karrierën e tij diplomatike dhe se medoemos duhet që sot të jetë kundër çdo përpjekjeje të ndershme të afrimit të qenjës shqiptare me Europën . I mjeri !
Thuaj se nuk jeton në Shqipëri dhe frynmon shqip.
Ajo që më nxiti që të shkruaj është referati i tij i gjatë që të vjen mërzi ta lexosh , e që është i porositur për ngritjen e “moralit ‘ antieurpian të shqiptarëve; “ Katolikët Shqiptarë shfrytëzojnë kombin për të dominuar”( Nga Prof. Dr. Abdi BALETA )
Pa e filluar përpunimin e tekstit më duhet të shënoj  i tërë “referati “ i Abdi Baletës është në frymën e grupit të Sabri Maxhunit- Novosellës . Por, të shkojmë më tutje ;burrat e botës na e ç’pikën një term të ri “Katolikocentrizmin” me të cilën mundohen të shëmtojnë qëllimet e pastërta shqiptare dhe të çdonjërit që mundohet të mbanë qasjen properëndimore të shqiptarëve,
“Katolikocentrizmi i sotëm shqiptar si vijues i kësaj tradite shekullore të bashkëpunimit me serbo-malazeztë ka trashëguar të gjitha këto karakteristika të saj: idenë e ‘armikut të përbashkët’ të shqiptarëve e serbëve, idenë e ‘kristianizmit’ si rrugë e bashkimit me serbët në luftë kundër shqiptarëve, ka marrë e ruan dhe ushtron antimyslimanizmin e kultivuar nga nacionalizmi serb, dëgjueshmërinë ndaj serbëve etj.(A.B) “ – kjo është tragjedia mendore e një të porosituri si Abdi Baleta.
I tërë mundi i tij  që të shpreh atë se për çka është i porositur për të keq qëndron këtu:  “Kështu, katolikocentrizmi i sotëm, ashtu si ai shekullor, ka rimarrë formulën e ‘kristianizmit’ si rrugë për afrimin me ortodoksinë, para së gjithash atë serbe e greke kundër myslimanëve(A.B).” Pra , çdo frymëmarrje që nuk është myslimane ( turke ) është serbo greke.
Nëse lexohet kjo e thene nga Abdi Baleta: “Trakti i shpërndarë në Kosovë e Shqipëri, po ashtu, drejtohet vetëm kundër islamizmit dhe myslimanëve, e mbështetë në heshtje ortodoksizmin kur nuk e përmend si një rrezik për shqiptarët dhe e mbështetë hapur duke thirrë shqiptarët të ndjekin shembullin e ‘patrikut’ katolik shqiptar, Pjetër Bogdani, që u bashkua me patrikun serb, Cërnojeviç, kundër myslimanizmit. Në qoftë se ndiqet shembulli i Pjetër Bogdanit sot kjo do të thotë të bashkohet Lush Gjergji, Mark Sopi etj., me atin Sava të serbëve të Kosovës, ose Artemijen, në luftë kundër myslimanëve, e kjo do të thotë shqiptarëve sepse serbë mysliman nuk ka. “ . me një herë kuptohet një tentim serb i mëshehur nën petkun e turkut për të na bërë që të “urrejmë” çdo gjë që flet shqip.
“ ‘armiku i përbashkët’ i serbëve dhe shqiptarëve “ shkruan Baleta . Por kur e kishim një armik të përbashkët me serbët ?  Ky mendon në turkun ; jo pse nuk e njef historinë por pse i duhet të flet sipas urdhërdhënësit .
Propaganda serbe e luftës kundër shqiptarëve, veçanërisht në prag dhe gjatë bombardimeve të NATO-s i ka paraqitë shqiptarë si rrezik për Serbinë e gjithë Evropën se shqipatrët e Kosovës ishim në mbrojtje të osmanizmit se për shqiptarë luftonin xhihadistët islamik , se Lufta e UÇK-ës ishte luftë fetare islamike  ndërsa serbet ishin ata që e mbronin krishterimin europian. Por Euro- Amerika  nuk e hëngrën këtë “çorbë  “ thuajse e përgatitur nga abdibaletat e sabrinovosellat.
Abdi Novosella alias Sabri Baleta- Maxhuni e hedhin “grepin” e mashtrimit në ujëra tjerë duke thënë : “Tani katolikocentrikët shqiptar u thonë shqiptarëve se edhe ata kanë këtë armik kryesor të përbashkët me serbët. Në vija të përgjithshme argumentimi i tyre thotë se qenia në shumicë e shqiptarëve mysliman po përdoret për propagandë në favor të Serbisë, prandaj myslimanizmi dhe myslimanët janë vërtetë armik i Serbisë, por kështu po bëhen edhe armik i shqiptarëve. “ dhe ,se Eureka  u gjet përfundimi,  “shqiptarët dhe serbët kanë një armik të përbashkët: myslimanizmin.” D.m.th Abdi  Baleta e hedhë poshtë , e njollosë një luftë çlirimtare kombëtare të shqiptarëve duke na bërë “ bashkëpunëtor” me serbët , gjëja kundër myslimanizmit .
Imagjinata antishqiptare e Baletes në lexim të parë të duket anti serbo-greke për ai të vërtetës së mendjes së tij nuk mund`i ikë kur e shkruan : “Por katolikocentrikët dallohen, ndër të tjera, nga vetë fakti se përpiqen të gjejnë ‘armikun e përbashkët’ të shqiptarëve dhe serbëve. Për ta nuk ka rëndësi nëse shqiptarët dhe serbët kanë vërtetë ndonjë armik të përbashkët, ai mund të jetë real ose imagjinar, por kryesore për ta është të shtyhen shqiptarët të mendojnë gjithnjë për të gjetë një ‘armik të përbashkët’ e të hyjnë në aleancë me serbët kundër tij. Kriteri për t’i dalluar katolikocentrikët është i lehtë: ata përpiqen të gjejnë ose të sajojnë një armik të përbashkët të serbëve e shqiptarëve. “
Po kush na qenkan këta “katolikocentrikët sipa Abdi Baletës ?  Pra ,të gjithë shqiptarët properëndimor pa dallim feje . Sa i ultë qëllimi baletian i përdhosjes kombëtare shqiptare ?
Ky nuk është fund ii shkrimit për Abdi Balet (anin)en , por ja hipokrizia e tij dhe qëllimi i tij i  perfid  për ngritjene “hasmërisë” shqiptare kundër Perëndimit :  “Provokimi, agresivitieti, ligësia, pamëshira e përqendruar në këtë rrymë katolike është në disproporcion të jashtëzakonshëm me madhësinë e tyre. Prandaj mund të thuhet se një koncentrim kaq i madh i të keqes sa në këtë rrymë katolike nuk gjendet në asnjë tjetër se sa  tek shqiptarët “
“ Cinizmi i tyre e kalon shfaqjen e çdo besimi tjetër fetar në fushën e politikes. Megjithatë, një qenie e tillë kaq e ligë, edhe pse shumë e egër dhe agresive zakonisht nuk ngjallë frikë po neveri kur e sheh se si e ha veten nga inati se është e pafuqishme të realizoj ligësinë e vet.” (A.B po aty ) Kush pra ? shqiptarët e Europës

Fahri Xharra 08.01. 16
Gjakovë  ( xharraf@gmail.com )

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch