Home » Lajme, Vendore » Festa e diasporës edhe në Medvegjë

Festa e diasporës edhe në Medvegjë

Të mbledhur me zemërgjerësinë ndaj vendlindjes, këtë ditë e bën të jetë e mrekullueshme takimi tradicional “Ditët e Diasporës”, nën përkujdesjen e Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Fully të Zvicrës, si dhe me mbështetjen e Komunës së Medvegjës.

Manifesitimi u zhvillua me program të pasur kulturoro-zbavitës, me këngë e valle shqipe, në Banjë të Sijarinës, më 5 gusht 2017.

Këtë manifestim para shumë njerzve, që ishin mbledhur në vendlindje, pikërisht për këtë ditë, artisti i madh, Çun Lajçi doli me fjalët :”Ne ishim këtu, kur ju nuk ishit”.

Kryetari i Shoqatës SHH,”MEDVEGJA”, Zenel Neziri falenderoi dhe tha se Medvegja do të jetë gjithmonë me shqiptarë. Në shenjë falënderimi SHH”Medvegja”- Fully ndau mirënjohje për Akademik Idriz Ajeti.

Mirënjohja tjetër iu nda Komunës së Medvegjës për kontributin e dhënë për këtë festë dhe për festën e Një Majit të cilën e pranoi Leme Xhema.

Ajo tha se të përkrahim nga kjo komunë e varfër, është vështirë, por këtë manifestim e kemi përkrahë me 1800 euro me zv. kryetar Florim Sahiti dhe falenderoi pjesëmarrësit, por edhe vendësit me moton “Medvegja ju pret”.

Një falënderim për pjesëmarrësit ishte edhe nga drejtoresha e Shkollës në Tupallë, zonjusha Arlinda Kadriu.

Mirënjohjen tjetër SHH”Medvegja” ia ndau gazetës, “Bota sot”,mirënjohje ju nda edhe profesorit,Jonuz Fetahu,për kontributine dhën në mbështetje të punës dhe aktiviteteve të shoqatës ,Grupit folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja që organizon manifestime kulturore.

Këtë mirënjohje e pranoi Profesor Rexhep Abazi, i cili tha se ne përcollëm kulturën tonë dhe artin gjithandej ku u nderuam me mirënjohje, me çmime të shumta.

Në këtë manifestim morën pjesë shumë bashkatdhetarë dhe vendës, por edhe figura të ndritura, ambasadorë e persanilitete politike dhe fetare.

Për ta zënën një karrigë ishte e vështirë, prandaj unë e falenderoj shumë njeriun e palodhur për kontributin, zemërgjerësinë e tij, që ma rezervoi një ulëse Zenë Namani me banim në Zvicër.

Këtë ditë e përcolli edhe kolona e gjatë në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, ku pritja ishte deri 4 orë. Kjo u bë edhe nga mërgimtarët që ishin për pushime në Kosovë, që ktheheshin në shtetet e tyre, ku punojnë dhe jetojnë.

Në komunën e Medvegjës jeton një numër i zvogëluar i shqiptarëve . Sipas regjistrimit të fundit, të bërë nga Enti i Statistikës së Serbisë më 2002,kjo Komunë kishte 10760 banorë ,prej këtyre 2883 shqiptarë, përkundër padrejtësive dhe detyrimit që shqiptarët t’i lënë tokat stërgjyshore.

Përgatitur nga Rrahan Hyseni-Medvgjë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore