Home » Lajme, Ndërkombëtare » FHKL mbajti Kuvendin e punës të VII-in me radhë, më 30.mars.2014 në Zollikon të Zürich-ut në Zvicërr

FHKL mbajti Kuvendin e punës të VII-in me radhë, më 30.mars.2014 në Zollikon të Zürich-ut në Zvicërr

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, Preshevë,Bujanoc e Medvegjë mbajti Kuvendin e punës të VII-in me radhë, më 30.mars.2014 në Zollikon të Zürich-ut në Zvicërr.

Pjesëmarrja në një numër të konsiderueshëm e bashkatdhetarëve,anëtarëve të rregullt mysafir nga Austria poashtu veprimtar të dalluar nëpër shoqata të ndryshme atje si edhe Afarist të ndryshëm e përfaqsues të strukturave te organizuara ne Zvicërr.

Kryetari I FHKL pasi e përshëndeti kuvendin dhe formoi komisionin e punës nëpërmjet referatit njohtoi masën për punën e kësaj kryesie prej kuvendit të fundit e deri më sot.Kurreshtje të veçant edhe si që pritej kishte për projektin tashmë të pagëzuar “mbarëkombtar”, ndërtojm,të shpëtojm,të parandalojm.

Konzuli në Zürich z. Salih Sefa poashtu ju drejtua masës me fjalë miradije për punën që po e bën FHKL-ja,fjalimet edhe më të zjarrta ishin ato të kryetarit LDK për Zvicërr z.Haki Latifi e të z.Ajet Avdyli kryetar I shoqatës Faruk Begolli në Solloturn.

Sekretariati në vazhdim të punës kishte përgaditur për kuvendin edhe disa ndryshime statutore ku edhe u miratuan njëzëri nga kuvendi,plotësimi I anëtarëve jo aktiv poashtu shkoi mësëmiri pasi kishte vullnetar që u shprehën të gatshëm ti bashkohen misionit të shenjt.

Urimet e shumta për punën e bërë,misionin e shenjt e kombëtar,shpresën e ndezur në popullatën e atjeshme se ekziston një Fond Humanitar që I ka dhënë vetes për detyrë të përkujdeset  për ta, vazhduan edhe më edhe pse kryetari e kishte shpallur kuvendin të kryer.

 

Kryesia e Fondithumanitar të Kosovë Kosovës lindore,Preshevë,Bujanoc,Medvegjë në Zürich

FHKL-Kuvendi 2014-1FHKL-Kuvendi 2014-2FHKL-Kuvendi 2014-3FHKL-Kuvendi 2014-4

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch