Home » Lajme, Opinione, Sport » FIFA dhe Erdogan

FIFA dhe Erdogan

Nga Skënder S.KAPITI

Nëse FIFA  pas ankesës së Federatës Serbe të Futbollit ndëshkon Shaqirin dhe Xhakën pse ata bënë shqiponjën me duar gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi  pas shënimit të golave nga ana e tyre, atëhere çfarë do të duhej të  bënte Presidenti turk Erdogan  me Shefin e kabinetit të tij si dhe me Këshilltarin e parë të tij kur ata bënë me duar  shqiponjën shqiptare pas takimeve të ishpresidentit të Shqipërisë Nishani  në Rezidencën e Presidencës Turke në Ankara?!

Si ka “mundësi” që në Presidencën turke ,funksionarët e lartë turq dhe ata më pranë Erdoganit të bëjnë me duar  ashtu si shqiptarët  simbolin e shqiptarëve, shqiponjën e Skënderbeut ,kur turkofobët e Kosovës dhe të Shqipërisë e akuzojnë Erdoganin si neootoman, nacionalist dhe diktator, dhe po këta turkofobë bëjnë sikur u vjen keq për demokracinë në Turqi dhe u vjen keq edhe pse dështoi grushti i shtetit në Turqi, por edhe “u vjen keq” për turqit se përse fitoi zgjedhjet përsëri Erdogani në Turqi!?

Sa çudi?!

A mos u vjen keq këtyre turkofobëve edhe pse Turqia dhe Erdogani janë miq të mëdhenj të shqiptarëve, apo edhe pse Erdogan dhe Turqia ishin forca kryesore e NATO-s pas SHBA-ve që çliruan Kosovën dhe po kështu Turqia dhe Erdogan ishin njohësit e parë të Pavarësisë së Kosovës!?

Erdogan  me Flamurin e Kosovës në qafë

 

Edhe Papa Francesku e ka bërë me duar simbolin e shqiptarëve në respekt të kombit shqiptar, pavarësisht se Vatikani nuk e ka njohur akoma Kosovën ashtu si aleatët e  Serbisë  Rusia, Kina, India, Brazili etj.Ai nuk e pyeti Serbinë që ta bëjë apo jo me duar simbolin e shqiptarëve.

Nuk e di dhe as që mund të paramendohet që të ketë ndonjë rregull nga  FIFA e cila nuk lejon dhe ndëshkon lojtarët të cilët bëjnë simbolin e përkatësisë së tyre kombëtare?! Nuk besohet se FIFA do të ndëshkojë dy futbollistët shqiptarë, pse ata krenohen me përkatësinë  e tyre kombëtare shqiptare.

Dy personat më të besuar të Erdoganit, shefi i kabinetit të Presidentit të Turqisë dhe këshilltari i parë i Erdoganit bëjnë shqiponjën me duar, simbolin e shqiptarëve, dhe askush nuk u ka thënë në Turqi, pse?

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.