Home » Lajme » FILLOI FAZA PËRMBYLLËSE E RIGJYKIMIT

FILLOI FAZA PËRMBYLLËSE E RIGJYKIMIT

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

orhan.rexhepi@live.com

Preshevë

FILLOI FAZA PËRMBYLLËSE E RIGJYKIMIT

Në ditën e sotme, më datë 27. 6. 2012, në Gjyqin e Qarkut në Beograd të Gjykatës Speciale për Krime Lufte, MË NË FUND ka filluar faza përmbyllëse e RIGJYKIMIT kundër shtëtmbëdhjetë Shqiptarëve të Luginës së Preshevës (gjashtë prej tyre present në Gjykatë dhe njëmbëdhjetë në mungesë) të akuzuar për krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera këto në Gjilan dhe rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit 1999.

Kryetarja e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq, gjatë ditës së sotme, rreth pesë orë i lexoi emrat e dëshmitarëve dhe titujet e dokumenteve-dëshmi, të cilat do të merren parasysh për shpalljen e AKTGJYKIMIT të ri, mbi të gjitha dokumentet të marrura nga EULEX-i, nga Angjancia Informative e Sigurisë Serbe BIA (17. 5. 2012) dhe nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake Serbe VBA (20. 6. 2012). Ajo gjithashtu tha se do të merren parasysh edhe të gjitha dikumente-dëshmitë e palës mbrojtëse, 264 sosh, gjë e cila nuk kishte ndodhur gjatë shpalljes së Aktgjykimit të parë.

E gjitha kjo na jep shpresë se RIGJYKIMI do të jetë i drejtë. Dita e dytë e fazës përmbyllëse do të vazhdojë nesër (28. 6. 2012) me fjalën përfundimtare të Prokurorisë.

27. 6. 2012

Beograd-Preshevë

LKSH

Orhan Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch