Home » Lajme, Vendore » Fillon asfaltimi edhe i pjesës tjetër të rrugës në qendër

Fillon asfaltimi edhe i pjesës tjetër të rrugës në qendër

Pas përfundimit me sukses të asfaltimit të rrugës së Gjilanit, gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e “Putevi Srbije” ishin në vizitë në kabinetin e kryetares, Ardita Sinani për të biseduar rreth fillimit të asfaltimit të rrugës në pjesën nga ish tregu i gjelbërt deri tek stacioni i autobusëve. Punimet për asfaltimin e rrugës do të fillojnë nga dita e hënë (26 qershor).
Kjo pjesë që do të asfaltohet, bashk me pjesën në rrugën e Gjilanit, është fryt i takimit të kryetares Sinani me drejtorin e “Putevi Srbije”, Zoran Drobnjak të mbajtur më 5 prill të këtij viti. Në atë takim, me insistim të kryetares Sinani asfaltimi i këtyre rrugëve u trajtua si prioritet.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe një përfaqësues i policisë së komunikacionit të stacionit policor të Preshevës, me qëllim të angazhimit të tyre rreth mbarëvajtjes normale të lëvizjes së veturave.
Kryetarja SInani, ashtu siç e theksoi edhe në deklarimin e saj para televizioneve lokale, lut të gjithë qytetarët që në këtë pjesë të rrugës, pra nga ish tregu i vjetër e deri tek stacioni i autobusëve, të mos parkojnë veturat e tyre.
Ardita SINANI
Kryetare e komunës

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch