Home » Lajme, Vendore » Fillon asfaltimi i rrugës së Gjilanit- e shfrytëzon për marketing politik ish-kryetari , reagon shefi kabinetit të kryetares së Komunës

Fillon asfaltimi i rrugës së Gjilanit- e shfrytëzon për marketing politik ish-kryetari , reagon shefi kabinetit të kryetares së Komunës

Pas disa takimeve që kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani pati me ministritë përkatëse në Beograd, u arrit që të sigurohen mjetet për asfaltimin e rrugës së Gjilanit në Preshevë. Fillimisht do të asfaltohet rruga deri në afërsi të qendrës së qytetit e në fazën tjetër do të vazhdohet asfaltimi deri te ish stacioni i autobusëve. Duke ditur gjendjen e rrugës në fjalë që ishte mjaft e dëmtuar, është ky një investim i qëlluar për nevojat e qytetarëve të komunës së Preshevës. Megjithëse Kryetarja e Komunës para disa javëve, pas vizitës në Beograd pati deklaruar se janë siguruar mjetet për asfaltimin e kësaj rruge, sot ecurinë e punëve në këtë rrugë doli ta vëzhgoj ish-kryetari i Komunës njëherit kryetari i APN-së opozitare Shqiprim Arifi i cili dhe u fotografua në vendin ku po kryheshin punët dhe të njejtën foto e postoi në rrjetet sociale! Ky gjest si duket iritoi kabinetin e Kryetares së Komunës z.Driton Bilalli me ç’rast edhe reagoi në faqen e tij në facebook ku shkroi:
Gjatë ditës së sotme, menjëherë pas përfundimit të namazit të Xhumasë, ish kryetari i komunës Shqiprim Arifi u paraqit me foto në profilin e tij të facebook pranë rrugës e cila është duke u shtruar nga autoriteti qëndrorë republikan përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve.
Të gjithë e mbajn mend rrahagjoksjen e Shqiprim Arifit për ta paraqitur si sukses të tij shtrimin e rrugës “15 Nëntori”, poashtu nga autoritetet qëndrore republikane, pa qenë asnjëherë në gjendje, edhe pas shumë kërkesave që ta bëjë publike shkresën në të cilën ai në cilësinë e kryetarit të ketë bërë kërkesë për shtrimin e asaj rruge.
Ndërsa sot, paturpësisht dhe në mënyrë qesharake u mundua që të dëshmojë se kinse edhe nga pozita e kryetarit të një subjekti opozitar, të ndikojë që projektet të vazhdojnë madje edhe duke i uruar qytetarët për këtë.
Unë, në cilësinë e shefit të kabinetit të kryetares Ardita Sinani, do të insistoj, që për secilin nga projektet e ardhshme, Shqiprim Arifit ti rezervohet hapësirë për të dalë në foto si iniciator apo edhe si implementues i atyre projekteve, foto të cilat do t’i shërbejnë atij për fushatat e ardhshme zgjedhore për shkak të karrierës së tij të shkurtër politike. Këtë do ta bëjë me arsyetimin se kryetares Sinani nuk i mungon protagonizmi, për dallim prej kryetarit të mëparshëm që vuan për të.
Për fund, Ju njoftoj se ky do të jetë vetëm një përgënjeshtrim i vogël i lëvdatave të Shqiprim Arifit, duke Ju paralajmëruar për një reagim edhe më të detajuar gjatë ditëve në vijim, ku do të bëhet publike edhe shkresa drejtuar autoritetit qëndrorë “Putevi Srbije” për asfaltimin e kësaj rruge.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch