Home » Lajme, Vendore » Fillon seanca e jashtëzakonshme e KK të Preshevës

Fillon seanca e jashtëzakonshme e KK të Preshevës

 

Ka përfunduar takimi në mes të kryetarëve të partive politike të Luginës së Preshevës. Pas takimit para mediave kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa konfirmoi se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet në ora 13:00 ku para këshilltarëve të Kuvendit Komunal do të paraqitet propozim vendimi i shërbimit për Urbanizëm mbi vendimin për ngritjen dhe mirëmbajtjen e përmendoreve, pllakave përkujtimore dhe muraleve në territorin e Komunës së Preshevës, i cili vendim ka kaluar në komisionin për akte nmormative dhe të njejtin vendim ia propozon Kuvendit Komunal ta shqyrtoj dhe miratojë.

Me këtë rast Mustafa tha se lapidari dëshmorëve të UÇPMB-së do të legalizohet, dhe kjo bëhet në kuadër të ligjeve dhe kushtetutës së Serbisë, ashtu si ka thënë vet zv/kryeministri Vuçiq të Dielën gjatë vizitës në Bujanoc. Vuçiq tha se Serbia do të veprojë në bazë të ligjeve, kurse lapidari me legalizim është në kuadër të ligjeve, tha Mustafa. Ai më tutje vazhdoi duke konfirmuar edhe

njëherë se lapidari do të qëndrojë aty ku është.

Kryearët e partive politike vendosën që bisedimet të vazhdojnë edhe më tej me faktorin ndërkombëtarë dhe qeverinë e Serbisë.

Seanca e jashtëzakonshme KK të Preshevës sapo ka filluar dhe është duke vazhduar punën e saj me rendin e ditës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch