Home » Sport » Fillon Turniri tradicional “Musa Musahu 2017”

Fillon Turniri tradicional “Musa Musahu 2017”

Organizata për kulturë fizike në Preshevë në kuadër të aktiviteteve sportive organizon turnir në futboll të vogël ku do të mbahet në stadiumin e qytetit në Preshevë. O.K.F. lajmëron ,( njofton) të gjithë dashamirët e lojës së futbollit që nga data 25.04.2017 fillon paraqitja e ekipeve, deri më datën 09.05.2017 e Martë. Hedhja e shortit bëhet 09.05.2017. e Martë në zyret e OKF-së ora 15:00. Turniri fillon më datën 10.05.2017 e mërkuren. Paraqitja e ekipeve bëhet në zyren e OKF-së . Ekipi numëron 10 lojtarë , loja zhvillohet në formacion 1+4.Lojërat zhvillohen me sistem eliminimi. Lusim gjitha ekipet që do të paraqiten në këtë turnir ti dorëzojn listat e lojëtarëve . Pagesa për ekip është 2500 din.
Kërkojmë që të gjithë pjesëmarresit e këtij turniri t’i përmbahen rregullave të futsallit. (RREGULLOREN E OKF-se)

Nga mjetet e tubuara per pjesmarrje do të sigurohen kupat dhe medaljet ,kurse mjetet e mbetura do të ndahen në këtë menyrë

1.Vendi i pare – 50% 2. Vendi I dyte- 30% 3.Vendi i trete – 20%

Me respekt nga Këshilli Organizativ i OKF-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch