Në shtëpitë e shëndetit të Preshevës dhe Bujanocit, filloi vaksionimi antiCovid i punonjësve shëndetësor.

Në Komunën e Bujanocit, vaksinën kundër virusit korona e para e mori mjekja pediatër, Afërdita Mustafi, për të vazhduar edhe me mjekët tjerë të këtij institucioni shëndetësor.
Sipas informacioneve, sot në Komunën e Bujanocit janë vaksionuar 15 punonjës shëndetësor, ndërsa të tjerët do të vaksinohen ditët në vijim.
Drejtoresha Daliborka Pavloviq, deklaroi se procesi i vaksinimit ka shkuar mirë dhe se nuk ka pasur asnjë reakcion.
Edhe në shtëpinë e shëndetit “Presheva” në Preshevë, nis vaksinimi punëtorëve shëndetësor dhe se sipas drejtorit të këtij institucioni, Dr. Driton Salihu, vaksinimi ka qenë pa komplikime dhe se do të vazhdojë vaksinimi i stafit mjekësor edhe në ditët në vazhdim.
Z. Salihu, në profilin e tij në facebook është shprehur:
