Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Filluan bisedimet e para ndërmjet përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të qeverisë serbe me ndërmjetësim ndërkombëtarë

Bujanoc: Filluan bisedimet e para ndërmjet përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të qeverisë serbe me ndërmjetësim ndërkombëtarë

Mbrëmë filluan bisedimet e para ndërmjet përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe përfaqësuesit nga Qeveria serbe respektivisht kryetarit të trupit koordinues z. Stankoviq të ndërmjetësuar nga shefi i OSBE-së, Erik Manton.

Takimi ishte inicuar nga ambasadat e akredituara në Beograd që vazhdimisht ishin prezent në Preshevë pas heqjes së pllakës përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe, e cila ishte e vendosur përballë godinës së Komunës së Preshevës.

Takimi u mbajt pa pranin e medieve, ku paraprakisht përfaqësuesit shqiptarë të Luginës  kishin dorëzuar një dokument ku kishin shprehë pozicionin për temat që janë të nevojshme për tu biseduar dhe kërkesat që duhej bërë Qeverisë serbe, si dhe parashikimet e mundshme të zgjidhjes së problemit shqiptarë në Luginë.

Kryetarët e komunës së Preshevës dhe Bujanocit  z. Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi si dhe ai I PVD-së Rza Halimi pas takimit deklaruan se takimi kishte qenë konstruktiv dhe se kuptohet se pas mëse 5 orësh takim kemi pasur dhe gjëra qe kanë kërkuar dhe shtjellim të gjërë e që sipas tyre, nga këto takime do të ketë një zgjidhje për të gjitha problemet e grumbulluara të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

 

 

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch