Home » Lajme » Filmi boshnjako-shqiptar mahnit publikun anglez

Filmi boshnjako-shqiptar mahnit publikun anglez

– Rrethimi i Sarajevës dhe shpëtimi që gjeti populli nëpërmjet një rruge që u pagëzua me ”Udha e jetës”, është tema e filmit ” 1395 ditë pa të kuqen”. Në fakt ata janë dy filma që bëjnë një. ”Të shikosh dy filma njëri pas tjetrit është diçka më shumë se sa loja ’gjej dallimet’, edhe pse ngjashmëritë midis këtyre dy filma janë të pafundme”, shkruan ”The Guardian”

– Artistja boshnjake Shejla Kameriq dhe ai shqiptar Anri Sala kanë shkrirë rrëfimin e tyre në filmin ”1395 ditë pa të kuqen” i cili ka mahnitur publikun dhe kritikën britanike. Ai është shfaqur në Manchester Film Festival. ”1395 ditë…” që ka për kryetemë rrethimin e Sarajevës, por nga një këndvështrim krejt tjetër. Filmi vë në pah mënyrën si funksiononte rruga e cila në kohë lufte u pagëzua me ”Udha e jetës”.

Filmi është xhiruar në Sarajevë. Roli kryesor i është besuar aktores spanjolle Maribel Verda. Nëpërmjet metaforës së personazhit, një grua që i bie ’Rrugës së jetës’ në Sarajevë tregojmë pikërisht se si ka funksionuar krejt qyteti dhe si qytetarët rrugëtonin pa çarë kokën për asgjë. Njerëzit kryenin punët e tyre. Kishte në mesin e tyre muzikantë, artistë e shumë njerëz të tjerë, profesionet e të cilëve, në kohë lufte nuk janë ekzistenciale, por në një farë forme edhe janë të tillë, ngase bëhen dora e djathtë e mbijetesës mentale”, ka thënë njëra nga bashkautoret e këtij filmi, Shejla Kameriq, transmeton radiosarajevo.ba.

If you http://trymobilespy.com/ suspect that your child is being bullied, casually mention that they should try to record the incident

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch