Home » Opinione » Filozofija e nacionalizmit mistik të Putinit

Filozofija e nacionalizmit mistik të Putinit


Xhavit ÇitakuVeprimet e fundit por edhe ato të mëparshme të Putinit e kanë bërë shumë të kujdesshëm Kryetarin e SHBA-ve Barak Obama që të mos e thirrë Rusinë për t’iu bashkuar “ fuqisë rajonale” dhe kështu mund të konstatohet se këta burrështetas nuk janë partner të barabartë

Nga XHAVIT ÇITAKU

Samiti i mbajtur në Gjenevë në mënyrë të qartë dëshmoi përfshirjen e drejtpërdrejtë të Rusisë në territorin e Ukrainës dhe shi për këtë partnerët u pajtuan që të filloi plani i çarmatimit të grupeve të armatosura pro- ruse që i kanë zënë ndërtesat qeveritare në pjesën lindore të këtij vendi. Mirëpo, separatistët pro- rus nuk duan t’i ulin armët. Ndaj,  shlirshëm mund të thuhet se situata në Ukrainë është serioze. Shumë serioze.

Tani pretendohet se lufta e ftohtë është rikthyer. Këtë term e kemi të njohur tash e njëzet vjet më parë. Rritje tensioni mes Rusisë e Perendimit mund të jetë një shenjë alarmante. Nga shumë debate që po zhvillohen lidhur me krizën e kapluar nga aneksimi i territorit ukrainas nga Rusia , vlen të përmendet ai që po zhvillohet nga intelektualët gjerman të cilët me të drejt pyesin nëse Gjermania është në të vërtetë shtet perëndimor apo lindor. Ç’është e drejta, për shumë njerëz në perëndim krahasimet e gjendjes aktuale janë në shpërpjesëtim me pretendimet se tani kemi të bëjmë me rikthimin e Luftës së Ftohtë sepse , nëse mund të thuhet kështu, konflikti i fundit i madh është “  “ fituar” nga perëndimi. Putini është ai që Luftën e Ftohtë e ktheu prapa, por në të njëjtën kohë edhe Rusinë e ktheu prapa. Sa mund të jenë të sakta pohimet se Putini “  mbanë mend shumë deri sa ishte punëtor i shërbimit sekret KGB, për poshtërimin rus gjatë kolapsit ekonomik, pastaj grabitjet oligarkike  dhe zgjerimi i NATO-s deri në kufijtë e Rusisë që  është një dimension që flet shumë për fillimin e kësaj krize.  Dhe shtrohet pyetja se në këtë situatë të imponuar nga Rusia a mund të jenë si partner të barabartë kryetari i  SHBA-ve Barak Obama dhe ai rus Vladimir Putin. Zatën, kjo është arsyeja  kryesore pse Obama tregohet kaq i kujdesshëm për të thirrur Rusinë për “ fuqi rajonale. Pra, sillesh kah të sillesh Rusia nuk mund të jetë një partner i barabartë as i perëndimit e as i SHBA-ve.

Putin përpiqet me siguri të “gatuaj” diçka vet, por edhe të marrë diç edhe nga filozofët e vjetër rusë. Pra, filozofia e tij është nacionalizmi mistik i kohës kur Rusia ishte bashkësi e shpirtërave. Historiografia e komunizmit e mbërthen veprimin e Putinit dhe asesi një formë e nostalgjisë kombëtare si një ëndërr e një rusi që besonte në diçka. Fakt është se simitizmi i Putinit nuk është një histori e madhe e botës. Kjo, në të vërtetë, është një histori që ka të bëj me vetë Rusinë.

Prapë po i kthehemi Luftës së Ftohtë. Ka mbaruar ajo, apo është aktuale edhe tani. Mendoj se ajo ka mbaruar që moti dhe është “ fituar” nga perëndimi, sepse ajo çka shihet e po ndodh është diçka tjetër. Kuptohet, ideologjitë e perëndimit dhe lindjes janë diametralisht të kundërta, por lidhjet e tyre ekonomike janë të forta. Tash edhe Rusia edhe SHBA-të janë më të forta se sa ishin dikur, edhe moralisht edhe financiarisht. Historia në këtë rast nuk mund të përseritet. Kjo mund të jetë një “ triller spiunazhi”, por një “ triller spiunazhi” i formës së re.

Dhe krejt në fund. Mafiozët rusë dhe oligarkët mund të ndërhyjnë si “ djem e burra” të këqinj kudo e kurdo në territorin e tyre sepse kjo i takon natyrës së fuqisë dhe ideologjisë së pushtetit të tyre i përcjellë me karakterin e tyre të pastër të lakmisë. Është vështirë për të përshkruar më shumë dimensionin e mafiozëve rusë të goditur nga “ paratë” në shuma miliardësh. Sigurisht se në këtë punë është e përzier edhe qeveria e regjimit rus dhe për të çorientuar popullin nga kapitullimi ndaj kësaj strukture të rrezikshme, Putini zgjodhi aneksimin e Krimës, por ndoshta edhe pjesëve tjera të Ukrainës. Nuk është vetëm kjo. I ardhur në pushtet sipas dëshirës së tij me ndërrim funksionesh sikur të ishte pronë e tij, populli rus nuk e pëlqeu këtë dhe është e natyrshme se e dënon këtë me gjithë forcën. Thënë konkretisht, reputacioni i tij kishte rënë në pikën më të dobët dhe për ta ngritur atë u deshtë të aneksoj toka të huaja. Kësisoj kishte vepruar edhe Daçiqi me prangimin e dy policëve kufitar të Kosovës dhe arrestimit e dënimit me burgim të shumë qytetarëve të pafajshëm të Luginës së Preshevës. Kësaj i thonë politikë sllave. Caku qëllohet në taborin e huaj. Dhe siç dukët këto aktivitete çmendurake po “hutojnë”  popullin për t’ua dhënë votën e për t’i përkrahur haptas. Edhe ky është një nacionalizem mistik sllav apo jo. Po ashtu edhe historiografi e komunizmit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch