Home » Sport » Finalja Musa Musahu – GIPA & MAX BET MIRATOCA

Finalja Musa Musahu – GIPA & MAX BET MIRATOCA

Skuadra Gipa Rahovicë është finalisti i turnirit Musa Musahu.Ata kanë mposhtur ekipin e Çerkezit nga Kumanova me rezultat 2 me1.Pjesa e parë ishte  e barezpeshuar dhe me ritëm të shpejt , ku dyja ekipet kishin raste shënimi por më të sakt në ndërhyrjet e tyre janë treguar portierët. Pas shumë rasteve , më në fun Gipa Rahovicë shënon dhe kështu  pjesa e parë u mbyll 1 me 0 për Gipën.Pas këtij goli pjesa e dytë nisi me një intensitet më të lart , dhe me duele më të ashpra.

E kësaj dinamike përsëri arritën ta përballonin ekipi Gipa të cilët shënuan edhe golin e dytë.Pas këtij goli ekipi i Çerkezit arriti të këndellet dhe shënuan, për të zbutur rezultatin në 2 me 1. Pas këtij goli ndeshja vetëm sa u acarua dhe kishte shumë ndërhyrje të ashpra nga dyja palët por në fund rezultati nuk ndryshoi dhe kështu GIPA Rahovicë në finalen e madhe do të përballen me ekipin MAX BET MIRATOCA të cilët ditë më parë në gjysmëfinale mposhtën INTERMEDIKA SLLUPÇAN.

Ndeshjen e sotme gjysmëfinale e kanë përcjellur mbi një mijë shikues , ndërsa tifoz kishte edhe nga Maqedonia.

Finalja  në mes GIPA dhe MAX BET MIRATOCA pritet të jetë njëra ndër sfidat më interesante , ndërsa skuadra e Miratocës pas vete ka edhe një tifozëri të zjarrt të cilët shpresojm të ruajnë gjakftohësinë dhe trofeu tu takoj më meritorëve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch